Wikipedia:Shqyrtuesit
Pamja
(Ridrejtuar nga Wikipedia:Kontrolluesit)
Shqyrtuesit në Wikipedia janë anëtarë të cilët kanë një privilegj më shumë se përdoruesit e zakonshëm: shqyrtojnë redaktimet e bëra nga përdoruesit e Wikipedia-s.
Edhe pse një shqyrtues ka këtë privilegj, kjo nuk do të thotë se ai mund ta shfrytëzojë atë sipas dëshirës! Shqyrtuesit nuk kanë më shumë fuqi se redaktorët e tjerë, por thjesht kanë fituar besimin e komunitetit dhe duhet të veprojnë sipas rregullave të caktuara nga i gjithë komuniteti. Nëse ka nevojë dhe dëshirë, shqyrtues të tjerë mund të zgjidhen këtu duke hedhur kandidaturën vetë te Administrata.