…se jam nga Bregdeti – Rrjedhë historie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

…se jam nga Bregdeti – Rrjedhë historie libër me Autor Minella Gjoni. Shtëpia botuese "Milosao". Viti i botimit 2004, faqe 332.

Bregdeti ka qenë dhe është një: shqiptarë e tokë shqiptare. Në analet historike e tutje saj, në mitologji, qysh nga antikiteti i hershëm, posaçërisht në periudhën greko-romake, pastaj atë bizantine, të pushtimit osman, të periudhës së pavarësisë, të monarkisë, të monizmit e gjer më sot, në librin e Minella Gjonit “…se jam nga Bregdeti”, ravijëzohet pikërisht ky mesazh rilindës, i përndritur. Në çdo faqe shihet veç kjo hapësirë, kjo trajektore, ku dhe është projektuar ideja kryesore e autorit dhe është derdhur lënda e tij.