Jump to content

Bajram Curri (ansambël)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga AFB "Bajram Curri")

Ansambli i Folklorit Burimor “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan, u themelua në dhjetor të vitit 1970, nga një grup entuziastësh të këngëve dhe valleve burimore të kësaj ane të Karadakut të Gjilanit. Kryetar i parë i Kuvendit të këtij Ansambli u zgjodh Hamit Aliu, valltar, i cili i mbeti besnik ansamblit deri më sot, mësues nga ky fshat, kurse kryetar i parë i Këshillit artistik u zgjodh Fadil Kadriu.

Ansambli në themelim kishte seksionin e valleve, këngëve, orkestrinën dhe grupin e lojrave dimërore, të barinjve dhe të fëmijëve.Në këtë Ansambël kontributin e vet e kanë dhënë mbi 140 antarë. Programi i këtij Ansambli ka qenë dhe është sajuar me krijimet e mendjes dhe të shpirtit të njeriut të kësaj treve, që janë krijuar këtu, e që barten brez pas brezi.

Ky Ansambël, prej themelimit e deri më tash, me sukses të jashtëzakonshëm, ka prezantuar folklorin burimor të kësaj pjese të Kosovës, në gjithë Kosovën, në teritorin e ish-Jugosllavisë, në Ballkan e më gjërë. Vlen të përmenden paraqitjet e këtij Ansambli në Ohër, Kumanovë, Beograd, Ruski Kostur-Vojvodinë, Lebanë-Serbi, Zagreb, Gjirokastër, Francë e gjetiu. Ky ansambël edhe sot vepron dhe merr pjesë në manifestime të shumta.

Këngët e meshkujve Këngët e femrave Vallet e meshkujve Vallet e femrave Lojëra dimërore

Isuf Hajdari
Çka ka bjeshka që ushton
Elez Meha
Isuf Idrizi
Idriz Seferi
Jam nji çikë-çikë malësie
Kanga e jetimes
Hajde vashë dalim në bahçe, etj.

Oj Luli-oj vashë
Dy mitane me kuleq
Na ka dekë Zejnepja
Dul Lulia te murrizi
Kur shkova te kroni
Përcolla dylberin
Ku ke o dylber etj.

Deli Agushi
Marhama
Ibrahim Hoxha
Vallja e Kaqakëve
Fujza, Vallja e vjeter
Vallja e tretë
Mehmet-o bir
Luhaçka
Lushe djali
Hasan Aga
Çanakalaja
Vallja e Karadakut
Vallja e Gjilanit
Vallja e dytë
Gajdja
Vallja e topallit
Vallja e tokës
Vallja preshevare
Vallja me shuplakë
Oho o Kamero, etj.

Vallja e motrës
Vallja e vejushave
Lulekadife
Ah, mori nuse
Shaho mori shoqe
Oda me tavan
Mori zanë
Pemë-moj pemë
Vallja e katërt
Vallja e çikave

Loja e filxhanave
Loja e Kumarës
Loja e kapuçave
Loja e Bletës
Çap-çap
Vrasim ariun
Bluajmë grurin
Vramja e deshëve
Çka po bëjë?
Ngrehja në shkop
Ngrihemi në këmbë
Breshka
Lidhja e qenëve
Shitja e grunit
Cofi gomari
Shitësi
Bid-bidek
Rueje kapuçin etj.