Jump to content

Aeroporti i Kukësit

Coordinates: 42°2′10″N 20°24′57″E / 42.03611°N 20.41583°E / 42.03611; 20.41583
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit Zajed - Flatrat e Veriut
Terminali
Terminali

Pamje nga aeroporti i Kukësit
Aeroporti i Kukësit is located in Earth
Aeroporti i Kukësit
Aeroporti i Kukësit (Earth)
Vendndodhja e aeroportit të Kukësit
Summary
OperatorKukes International Airport Sh.P.K.
Coordinates42°2′10″N 20°24′57″E / 42.03611°N 20.41583°E / 42.03611; 20.41583

Aeroporti Zayed - Flatrat e Veriut është një aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Aeroporti i Kukësit mban emrin e ish presidentit Zajed bin Sultan Al NahjanEmirateve të Bashkuara Arabe.

Aeroporti i Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash, ku mund të ulen avionët e kategorise 3C dhe i jep mundesine uljeve te avioneve rreth 75.5 ton si Airbus A318 Airbus A319 Airbus A320 Nga familja Boeing mundet Boeing 737-300 Boeing 737-400 Boeing 737-500 Boeing 737-600 Boeing 737-700 Boeing 737-800 Boeing 737-900ER per perdorim te perditshem, te mundshem jane Boeing 757-200 Boeing 757-300 dhe ne raste te ralla Boeing 767-200 Boeing 767-300ER Boeing 777-200ER Boeing 747-400ER Boeing 787-8 Boeing 787-9 Boeing 787-10 dhe per raste emergjente Boeing 777-300ER dhe Boeing 747-8i. Kompanite Embraer Bombardier Mitsubishi Aerospatiale etj jane plotesisht te mundur per tu ulur. Tr pamundur per tu ulur jane Airbus A380-800/861 dhe Antonov An-225. Aeroporti ka nje kapacitet parkimi prej 3 avione njekohesisht, dhe mund te ulen 4 avione ne ore.

Përshkrimi i aeroportit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në muajin maj të vitit 2002. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 3 aeroplane. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore.

Funksionalizimi i Aeroportit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Funksionalizimi i aeroportit do te behet se shpejt pas miratimit te marreveshjes me koncesionarin e Rinasit sipas ministrit te Transportit. Marreveshja është ratifikuar nga keshilli I ministrave e pritet te ratifikohet ne ditet ne vijim ne parlament.Ky aeroport do te jete aeroporti i dyte civil ne Shqiperi pas Rinasit.Per kete aeroport janë te interesuara 2 kompani "low cost" si RyanAir dhe WIzz Air.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkia Kukës: Kukës Airport