Jump to content

El-Xhahiz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Al-Jahiz)

Ebu 'Uthman 'Amr ibn Bakr el-Kinani el-Fukakhimi el-Basri el-Xahiz lindi në Basra me 776. Në Basra, qendër e rëndësishme intelektuale e asaj kohe, mori studimet praën disa dijetarëve Islam të shquar. Ai i përkiste një familjeje të thjeshtë punëtore. Gjatë adoleshencës së tij, derisa bënte edhe studimet ai i ndihmonte babait në tregun e peshkut. Duke dalluar talentin e tij produktiv një ditë e ëma e tij i paraqitet me një kuti me fletore duke i sugjeruar që ai të sigurojë jetesën me anë të shkrimit. Kjo ngjarje ndihmoi në fillimin e një karriere e cila zgjati më shumë se 60 vjet.

Shkrimet e mëparshme të El-Xhahiz për "Institucionin e Halifatit" ishin të mirëpritura nga gjyqi i Bagdadit. Kah viti 815 El-Xhahiz u shpërngul në Bagdad qytet i themeluar pesëmbëdhjetë vite para se ai të lindi si vendqëndrim i Halifatit Abasit dhe qëndër e përëndorisë Islame (duke përjashtuar Andaluzinë). Ai vazhdoi të shkruaj në tema të ndryshme dhe ishte i mirëpritur në rrethin e Halifit. Edhepse ishte i admiruar nga zyrtarët e obarrit ai kurr nuk punoi për ta si dhe nuk mbajti kurrfar posti zyrtar.

El-Xhahiz shkruajti mbi dyqind vepra por vetëm tridhjetë nga ato janë ruajtur deri më sot. Shkrimet e tija përfshinin zoologji, gramatikë arabe, poezi, retorikë dhe leksikografi. Ai konsiderohet si një nga ata shkencëtarët Myslimanë që shkruajti në tema shkencore dhe komplekse për jospecialistët dhe njerëzit e thjeshtë. Shkrimet e tioja përmbajën shum anekdota pa marr para sysh që çfarë teme diskuton që të nxjerri në pah te dy anët e argumenti. Disa nga librat me famë të tij janë : Libri i Kafshëve, Arti i të mbajturit të gojës mbydhur, Kundër shërbyesve civil, Ushqimi Arab, Në Lavdërim të Tregtarëve si dhe Menjelehtësia dhe serioziteti. Për stilin e të shkruajturit El-Xhahiz thotë :

"Stili më i mirë është qartësia, stili i cili nuk ka nëvoj për sqarime dheshenime, që i përshtetet temës në fjalë, pa e zgjatur dhe pa e shkurtuar."

Libri i tij më i famshëm "Kitab el-Hajavan" 9Libri i Kafshëve) është një enciklopedi prej shtatë volumesh. Ai është shpërblyer me pesë mij dinar ari nga zyrtarët e oborri të cilëve ju ishte dedikuar libri.

Libri "Kitab el-Hajavan" përmban një rradhitje të mahnitshme të informacioneve shkencore të cilat plotësisht nu janë sqaruar seri në gjysmën e dytë të shekullit dymbëdhjetë. El-Xhahiz diskuton në detaje vëzhgimin e tij të organiziit shoqërorë të thneglave, komunikimin dhe psikologjinë e kafshëve si dhe efektet e dietës dhe mjedisit. Ai shpjegon se si thneglat grumbudhojnë dhe ruajnë drithin në folët e tyre gjatë ditëve të vështira. Ai sugjeroi një metodë për ti përzen miskonjat nga dhoma dhe duke u bazuar në vëzhkimet e tija thekson se disa insekte janë të ndjeshme ndaj dritës. El-Xhahiz sqaron shkallën e inteligjencës tek kafshët dhe insektet. Ai gjithashtu paraqet efektet e dietës dhe klimës jo vetëm tek njerëzit por edhe tek kafshët dhe bimët.

Tetëdhjetë e shtatë fletë nga Libri i Kafshëve (afër një e treat e elibrit origjinal) ruhën në Librarinë Amborisiana në Milano. Kjo përmbledhje (kopje e origjinali) daton nga shekulli katërmbëdhjetë dhe mban emrin e pronarit të fundit 'Abd el-Rrahman el-Magribi si dhe vitin 1615. Këto fletë të Librit të Kafshëve përmbajën mbi tridhjetë ilustrime në miniaturë.

Sikurse ishte e zakonshme tek shkrimet e shkencëtarëve myslimanë të epokës së artë (shekulli 8 - 10), El-Xhahiz njeh shenjat e Allahut në krijim. Në Librin e Kafshëve ai shkruan se edhe guraleci vërteton ekzistimin e Allahut posa që vërteton mali, dhe trupi i njeriut është dëshmi e fortë sa edhe universi - e vogla dhe e ngushta mbajnë po aq peshë sa e madhja dhe e gjëra.

El-Xhahiz kthehet në Basra mbas më shumë se pesëdhjetë vjet qëndrimi në Bagdad. Ai vdek në Basra më 868 si rezultat i një aksidenti në të cilin ai rrëzohet në vdekje mbas shëmjes së librave në librarinë e tij private.