Jump to content

El-Mavardi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Al-Mawardi)

El-Mavardi ishte një nga mëndimtarët më të njohur të shkencave politike në epokën e mesjetës. Ai gjithashtu ishte sociolog, jurist dhe muhadithin i madh. Shërbeu si kryegjykatës në Bagdad si dhe ambasador i Halifit Abasit në disa vende myslimane të fuqishme dhe me rëndësi. ElMavardi më së shumti njihet me librin e tij "El-Havi" në jurisprudencë. Emri i tij i plotë ishte Ebu El-Hasan Ali Ibn Muhammed Ibn Habib el-Mavardi.

U lind më 972 në Basra. Mësimet e para në Fikh (Jurisprudencën Islame) i mori nga juristi i njohur Ebu El-Vahi el-Simari. Më pas ai shkoi në Bagdad për studime më të avancuara pranë Shejh Abd El-Hamid dhe Shejh Abdullah El-Baki. El-Mevardi ishte student i dalluar dhe u bë i shkëlqyer në etikë, shkencat politike, jurisprudencë dhe letërsi.

Karrierën e tij e filloi si gjykatës. Për shkak të aftësive të tija menjëherë u ngrit në pozicion dhe u transferua në Bagdad me detyrën kryegjykatës të Halifatit Abasit. Halifi El-Kasim bi Amr Allah e emëroi atë si ambasador në sulltanatin Buvahid dhe Selxhuk. Ishte i pëlqyer për aftësitë e tija në profesion dhe shpërblehej me dhurata të pasura nga shumica e Sulltanëve. Nderohej dhe respektohej edhe mbase Buvahidët morën pushtetin në Bagdad. El-Mavardi vdiq më 1058.

El_Mevardi dha kontribute të shumta origjinale në shkencat politike dhe sociologji. Në këto lëmij ai shkruajti tre vepra madhështore : Kitab el-Ahkam el-Sulltania, Kanun el-Vazarah dhe Kitab Nasihat el-Mulk. Ai formuloi parimet parimet e shkencave politike. Librat e tij trajtojnë detyrat e halifatit, kryegjykatësit, kabinetit dhe detyrat dhe marrëdhëniet ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve. Diskuton detyrat e shtetit si në paqe ashtu edhe në luftë.

El-Mevardi shkruan mbi direktivat e zgjedhjes së halifit dhe cilësitë e votuesve duke përfshirë karakterin e pastër dhe aftësitë intelektuale. Ai është autori dhe mbështetësi i "Doktrinës së Domosdoshmërisë". Ishte kundër fuqisë së pakufizuar deleguar guvernatorëve provincial. Librat e tij "El-Ahkam el-Sulltania" dhe "Kanun el-Vazarah" janë përkthyer në disa gjuhë.

"Kitab Aadab el-Dunja ve el-Din" ishte kryevepra e tij në Etikë. Ende është libër me famë në disa shtete Islame. Kontributi i tij në sociologji është madhështorë, i zhvilluar më tej nga Ibn Halduni.