Jump to content

Alkimisti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Alkimistri)

Alkimisti është një roman i shkruar nga autori brazilian Paulo Coelho, e cili u botua për herë të parë në 1988. Libri është përkthyer në shumë gjuhë si dhe është një nga librat më të shitur në botë. Duke qenë një roman alegorik, Alkimisti ndjek një bari të ri nga Andaluzia në udhëtimin e tij drejt piramidave te Egjiptit, pasi rregulisht ai kishte parë një ëndërr se do të gjente atje një thesar.

Alkimisti ndjek udhëtimin e një djali bari andaluzian me emrin Santiago. Duke besuar që ëndrra tij e përsëritur ishte profetike, ai pyet një fallxhore cigane në qytet për kuptimin e saj. Gruaja interpreton ëndrrën si një profeci që i thotë djalit se ai do të zbulojë një thesar në piramidat egjiptiane.

Në fillim të udhëtimit të tij, ai takon një mbret të vjetër me emrin Melchizedek, ose mbretin e Salemit, i cili i thotë që të shesë delet e tij, në mënyrë që të udhëtojë në Egjipt dhe paraqet idenë e një legjendeje personale. Legjenda juaj personale "është ajo që ju gjithmonë keni dashur të realizoni. Të gjithë, kur janë të rinj, e dinë se cila është legjenda e tyre personale."

Piramidat e Gizës

Sapo mbërrin në Afrikë, një burrë që pretendon të jetë në gjendje të shoqërojë Santiagon tek piramidat, i grabit paratë që kishte fituar nga shitja e deleve të veta. Më pas, Santiago ndërmerr një rrugë të gjatë dhe fillon të punojë për një tregtar kristali në mënyrë që të bëjë para mjaftueshëm për të përmbushur legjendën e tij personale dhe për të shkuar tek piramidat.

Gjatë rrugës, djali takon një anglez i cili ka ardhur në kërkim të një alkimisti dhe niset për rrugë së bashku me shokun e tij të ri. Kur arrijnë në një oaz, Santiago takohet dhe dashurohet me një vajzë arabe të quajtur Fatima, së cilës i propozon martesë. Ajo premton ta bëjë këtë vetëm pasi ai të përfundojë udhëtimin e tij. I irrituar në fillim, ai më vonë mëson se dashuria e vërtetë nuk do të ndalet dhe as nuk duhet t'i sakrifikohet fatit të vet, pasi që ta bësh këtë ia heq asaj të vërtetën.

Djali pastaj has një alkimist të mençur i cili gjithashtu e mëson atë të kuptojë vetveten në të vërtetë. Së bashku, ata rrezikojnë një udhëtim nëpër territorin e fiseve ndërluftuese, ku djali është i detyruar të demonstrojë unitetin e tij me "shpirtin e botës" duke u kthyer në një simom para se të lejohet të vazhdojë. Kur ai fillon të gërmojë brenda piramidave, ai plaçkitet përsëri, por mëson aksidentalisht nga udhëheqësi i hajdutëve se thesari që ai kërkoi gjatë gjithë kohës ishte në kishën e shkatërruar, ku ai kishte ëndrrën e tij origjinale.

Koelho e shkroi "Alkimistin" për dy javë në 1987. Ai shprehu se ishte në gjendje të shkruante me këtë ritëm, pasi historinë e kishte "shkruar tashmë në shpirtin e tij". Tema kryesore e librit ka të bëjë me gjetjen e fatit të njeriut, megjithëse sipas The New York Times, Alkimisti "i vjen më shumë në ndihmë vetvetes sesa është letërsi". Alkimisti u botua për herë të parë nga Rocco, një shtëpi botuese e errët Brazilian. Pasi libri u shit shumë, botuesi pas një viti vendosi t'i kthente të drejtat Koelhos. Nevoja për të "shëruar" veten nga kjo pengesë, Koelho u nis të largohej nga Rio de Janeiro me gruan e tij dhe kaloi 40 ditë në Shkretëtirën e Mojave. Duke u kthyer nga ekskursioni, Koelho vendosi që duhej të vazhdonte të luftonte dhe ishte "aq i bindur se ishte një libër i shkëlqyeshëm sa filloi të trokiste nëpër dyer".

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

The Alchemist at Sparknotes