Jump to content

Alopecia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Alopesia)
Një shembull i alopecisë në një burrë 33-vjeçar

Alopecia, apo rënia e flokëve, u referohet humbjës së flokëve në kokë apo pjesë të tjera. Kjo mund të ndodhë për shkak të faktorëve trashëgues, mjekësorë ose kimikë. Poashtu, mund t'i referohet edhe humbjes së qimeve të kokës ose trupit në përgjithësi ose pjesërisht. Rreth 2% e popullsisë vlerësohet të ketë rënie të flokëve, dhe dy të tretat e të prekurve janë më të rinj se 30 vjeç. Megjithatë, mundësia e rritjes së flokëve është më e madhe nëse njeriu preket më vonë gjatë jetës.[1]

Llojet e zakonshme përfshijnë humbjen e flokëve të tipit mashkullor ose femëror, alopecia areata dhe rrallimi i flokëve, ndryshe njohur si efluviumi telogjen (telogen effluvium). Shkaku i rënies së flokëve sipas tipit mashkullor është gjenetik dhe hormonal, kurse shkaku i rënies së flokëve të modelit femëror është i paqartë. Shkaku i alopecisë areata është autoimun; dhe shkaku i efluviumit telogjen është zakonisht një ngjarje stresuese e pësuar fizikisht ose psikologjikisht.

Rënia e flokëve në kokë përparon në mënyra të ndryshme për njerëz të ndryshëm që vuajnë prej saj. Modeli i rënies së flokëve në moshën 50-vjeçare prek rreth gjysmën e meshkujve dhe një të katërtën e femrave.[2]

Diagnoza duhet të bëhet nga një dermatolog për të përcaktuar nëse pacienti ka rënie normale të flokëve apo nëse ka një formë me ndikim gjenetik. E njëjta gjë vazhdon edhe për ekzaminimin vizual, nëse konstatohet se pacienti ka rënie të theksuar të flokëve me alopeci.

Shkaqet e alopeciës mund te jenë:[3]

  • Androgjenetike: kjo lidhet me humbje graduale e flokëve për shkak të ndikimit të hormoneve mashkullore. Zakonisht shfaqet midis moshës 30 dhe 40 vjeç, mesatarisht në 70% të meshkujve, por në disa raste mund të shfaqet edhe më herët. Shkaqet e rënies së flokëve janë të shumëfishta, hormoni i implikuar tradicionalisht është dihidrotestosteroni (ose DHT). Megjithatë, komuniteti shkencor pajtohet se nuk është vetëm përgjegjës ai, kështu që edhe epitestosteroni mund të luajë një rol në këtë proces.[4]
  • Alopecia areata: lidhet veçanërisht me faktorët autoimune dhe përkeqësimi i saj ndikohet nga emocionet. Alopecia areata karakterizohet nga humbja e shpejtë, e pjesshme ose totale e flokëve në një ose më shumë zona të kokës ose në zona si mjekra, vetullat, pubet, etj. Rritja e qimeve mund të ndodhë spontanisht në disa muaj, por në disa raste sëmundja përparon, duke arritur në të gjithë lëkurën e kokës (alopecia totalis) ose në të gjithë trupin (alopecia universalis).
  • Kongjenitale: e lidhur me faktorë trashëgues
  • Traumatike: me origjinë nga lëndime me forma të ndryshme
  • Neurotike: ku individi i “nxjerr” flokët me vetëdije
  • Sekondare: që shfaqet pas ndonjë çrregullimi të brendshëm të organeve, sëmundjeve, infeksioneve, medikamenteve, dhe trajtimeve si kimioterapia;
  • Seborrheike: dermatiti seborrheik i skalpit të kokës është një çrregullim shumë i zakonshëm, ku mund të vërehen luspa, kruajtje dhe eritema; megjithatë, është një sëmundje që rrallëherë përcakton një ulje të ndjeshme të flokëve;
  • Efluviumi: është shkaku më i zakonshëm i rënies së flokëve tek gratë; konsiston në prishjen harmonike të ciklit jetësor të kapilarëve, me disa shkaqe; zakonisht i përgjigjet mirë trajtimeve mjekësore;
  • Mosushqimi me hekur: Dietat që shkurtojnë konsumin e mishit të kuq dhe perimeve që furnizojnë hekur mund t'i lënë gratë me mungesë hekuri në trup, me atë që oksigjeni nuk do të arrijë llambën në sasi të mjaftueshme, duke bërë që flokët të lindin tashmë të dobësuar.
  • Alergjike: personat alergjikë ndaj glutenit të grurit dhe laktozës ose kazeinës nga qumështi kanë më shumë gjasa të kenë alopeci; kjo gjendje alergjike manifestohet edhe me simptoma të tjera.

Trajtimi kirurgjik më i zakonshëm dhe më i njohur për të luftuar alopecinë është implantimi ose mbjellja e flokëve. Aktualisht, teknikat e implantimit, duke përfshirë mikroimplantimin kapilar, paraqesin një rezultat shumë të natyrshëm dhe harmonik për raste të përzgjedhura. Kirurgu dermatolog heq pjesët folikulare nga qafa dhe i transferon ato, fije pas fije, në zonën tullac. Në pjesën e prapme të qafës, flokët janë në fazën anagenike, dhe me cilësi më të mirë, prandaj është e vështirë për një person të ketë alopeci androgjenetike në këtë pjesë të trupit. Në të kaluarën, implantet bëheshin duke përdorur flapa në zonën e donatorëve (përgjithësisht në pjesën e pasme të qafës), nga e cila hiqeshin pjesët e indit që përmban folikulat që do të përdoreshin. Pasi u bë kjo, ky ind pritej në copa më të vogla dhe më vonë vendosej në zonën e prekur nga alopecia. Kjo metodë nuk ishte 100% efektive, pasi jepte një pamje të "flokut të kukullës", për shkak të "copëzave të lëkurës" të implantuara shumë të mëdha, duke mos respektuar hapësirën natyrale midis qimeve dhe drejtimin e tyre të lindjes.[5]

Mionksidili është ilaçi më i përhapur për trajtimin e alopecisë. Veprimi i tij është i panjohur, por studiuesit besojnë se ky medikament zgjeron enët e gjakut, gjë që do të çonte në furnizim më të madh me gjak në lëkurën e kokës dhe do të sillte më shumë lëndë ushqyese në rrënjën e flokëve. Duhet të aplikohet në lëkurën e kokës 2 herë në ditë dhe me ndërprerjen e aplikimit, flokët e fituar falë produktit bien. Dy doza janë në dispozicion: versioni 2% dhe 5%.[6]

  1. ^ "Hair loss". NHS Choices (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2013. Marrë më 22 shtator 2013.
  2. ^ Safavi, Kayvon H.; Muller, Sigfrid A.; Suman, Vera J.; Moshell, Alan N.; Melton, L. Joseph (1995-07-01). "Incidence of Alopecia Areata in Olmsted County, Minnesota, 1975 Through 1989". Mayo Clinic Proceedings (në anglisht). 70 (7): 628–633. doi:10.4065/70.7.628. ISSN 0025-6196.
  3. ^ "Hair loss, balding, hair shedding, alopecia | DermNet". dermnetnz.org (në anglisht). Marrë më 2022-12-10.
  4. ^ Robault, Adélaide (2015-08-26). "Comment se fait-il que les chauves conservent des cheveux autour du crâne ?". Ça m'intéresse (në frëngjisht). Marrë më 2022-12-10.[lidhje e vdekur]
  5. ^ Number 6, STL Volume 17 (2012-06-01). "Promising Therapies for Treating and/or Preventing Androgenic Alopecia" (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-12-10.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  6. ^ Joly, Pascal (tetor 2006). "The use of methotrexate alone or in combination with low doses of oral corticosteroids in the treatment of alopecia totalis or universalis". Journal of the American Academy of Dermatology (në anglisht). 55 (4): 632–636. doi:10.1016/j.jaad.2005.09.010. PMID 17010743.