Jump to content

Amelia Earhart

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Amelia Earhart, circa 1928

Amelia Earhart është e lindur më 24. korrik 1897, në Atchinsons, Kansas, SHBA, u zhduk mbi Pacifik më 2 korrik të vitit 1937, ka qenë pionere e aviacionit amerikan, shkrimtare dhe luftëtare për të drejtat e grave. Earhhart ishte pilotja e parë që fluturoi mbi Oqeanin Atlantik. Ajo vendosi edhe mjaft rekorde të tjera, shkroi libra për eksperiencat e saj të pilotimit dhe ndihmoi në formimin e "The Ninety-Nines", një organizatë për pilotet femra.

Amelia ka qenë gruaja e parë e cila me aeroplanin tremotor ka fluturuar Atlantikun verior si udhëtare më 17 dhe 18 qershor të vitit 1928.

Earheart ishte vajza e Samuel “Edwin” Stanton Earheart (1867-1930) dhe Amelias “Amy” . Ajo lindin në Atchison, Kansas, në shtëpinë e gjyshit nga mamaja, Alfred Gideon Otis (1827-1912), i cili ishte gjykatës federal, gjithashtu president i bankës së Atchison. Alfred Otis fillimisht nuk e kishte pranuar martesën dhe nuk ishte i kënaqur me progresin e Edwinit si avokat. Amelia ishte fëmija i dytë i cifit, pas foshnjës së lindur në gusht të 1896-s. Ajo kishte prejardhje gjermane. Alfred Otis fillimisht nuk e kishte aprovuar martesën dhe nuk ishte i kënaqur me përparimin e Eduinit si avokat.

Earhart u quajt sipas si dy gjysheve të saj, Amelia Josephine Harres dhe Mary Wells Patton, sipas një tradite familjare. Që në moshë të vogël, Amelia ishte kryetarja ndërkohë që motra e saj Grace Muriel Earhart (1899-1998), dy vite më e vogël, luante pasuesen që kryente me kujdes detyrat. Amelian e thërrisnin “Meeley” (shpeshherë “Millie”) dhe Grejsin e quanin “Pidge”; të dyja vajzat vazhduan tu përgjigjesin emrave të tyre të fëmijërisë edhe në moshë madhore. Rritja e tyre ishte origjinale, pasi Amy Earhart nuk besonte që të rriste fëmijët e tij të ishin “vajza të vogla të mira”. Por gjyshja e tyre nga mamaja nuk ishte dakort që ato të vishnin “bloomers”, dhe megjithëse Earhart e pëlqente lirinë e levizjes që ato i mundësonin, ishte e ndjeshme ndaj faktit që vajzat e fqinjëve vishnin fustane.

Ndikimi i hershëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dukej se shpirti i aventurës jetonte në fëmijët Earhart, teksa dyshja nisej shpesh në aventura për të eksploruar lagjen e tyre.  Në fëmijëri, Earhart kalonte orë të gjata duke luajtur me motrën Pidge, duke ngjitur pemë, duke gjuajtur minj me një pushkë dhe duke rrëshqitur me bark tatëpjetë në slitën e saj. Megjithëse dashuria për të qëndruar jashtë dhe loja e rrëmujshme pa rregulla ishte e përhapur mes të rinjve, disa biografë e përshkruajnë Earhart-en e re si një “tomboy.” Vajzat mbanin në koleksionin e tyre të rritjes që kishin mbledhur jashtë “krimba, mola, karkaleca të llojit ‘Katydids’ dhe një zhabë peme”. Në 1904, me ndihmën e xhaxhait të saj, Amelia krijoi në shtëpi një tatëpjetë, sipas modelit të një “roller coaster” që kishte parë në një udhëtim për në Shën Luis, dhe e siguroi atë në njërën anë mbi çatinë e magazinës së veglave të familjes. Fluturimi i parë i dokumentuar në këtë tatëpjetë për Earhart pati një fund dramatik. Ajo doli nga kutia e thyer që kishte shërbyer si slitë me një buzë të carë, fustan të shqyer dhe një “ndjesi dehjeje”. Ajo u shpreh, “Oh, Pidge, duket sikur po fluturon!”

Megjithëse kishte pasur ca hapa të gabuar në karrierën e Eduin Earheart deri në atë kohë, në 1907 puna e tij si oficer kërkesash për Hekurudhën e “Rock Island” çoi në një transferim në Des Moines, Iowa. Vitin tjetër, në moshën 10-vjeçare, Earhart pa avionin e saj të parë në Iowa State Fair në Des Moines. I ati i saj u përpoq të ngjallte kuriozitetin te të bijat për të fluturuar. Por një vështrim në “veturën e vockël” rakitike ishte e mjaftueshme për Earhart, e cila menjëherë kërkoi të ktheheshin në karusel. Ajo më vonë e përshkroi biplanin si “një gjë me tela të ndryshkur e dru dhe aspak interesante”.

Motrat Amelia dhe Muriel (të cilat zgjodhën të prezantoheshin me emrat e dytë që nga adoleshenca) mbetën me gjyshërit e tyre në Atchison ndërsa prindërit e tyre u shpërngulën në lagje të reja e më të vogla në Des Moines. Gjatë kësaj periudhe, vajzat Earhart u shkolluan në shtëpi nga mamaja e tyre dhe guvernantja. Amelia më vonë tregon se ishte “jashtëzakonisht e dhënë pas leximit” dhe shpenzonte orë të pafundme në bibliotekën e madhe të familjes. Në 1909, kur familja u ribashkua më në fund në Des Moines, fëmijët Earhart u regjistruan në shkollë publike për herë të parë dhe Amelia, 12 vjeç, u fut në klasën e shtatë.