Jump to content

Përforcuesi elektronik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Amplifikatori elektronik)

Përforcuesi elektronik është një dispozitiv që shërben për përforcimin e tensionit ose të rrymës elektrike. Relacioni midis madhësive në hyrje dhe në dalje të dispozitivit është e shprehur me anë të frekuencës së sinjalit dhe quhet funksion transferimi.

Amplituda e këtij funksioni quhet fitim i përforcuesit.

Llojet e përforcuesve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekziston një shumëllojshmëri përforcuesish elektronikë duke bërë që të përdoren në shumë pajisje elektronike si tek televizorët, radiot, kompjuterë etj.

Komponentët më të rëndësishëm aktive janë transistorët qarku i integruar dhe valvola termojonike. Në fushën e radiofrekuencave të fuqisë së lartë valvolat janë i vetmi dispozitivë në gjendje për të përforcuar sinjalet.

Përforcuesi me valvola

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet e para të zhvillimit të elektronikës valvola termojonike ishte i vetmi komponent aktiv i disponueshëm. Aktualisht përdorimi i tyre është i rezervuar përforcimit të fuqisë së radiofrekuencave, mikrovalëve dhe përforcimit të sinjaleve në sistemet audio.

Llojet e valvolave që përdoren janë të shumta si 300B, EL34, KT88 etj.

Përforcuesit me valvola kanë në përgjithësi këto veti :

  1. Përcjellshmëria elektrike në hyrje jashtëzakonisht e lartë.
  2. Përcjellshmëria në dalje zakonisht e lartë.

Përforcuesit operacional (Op-Amp)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përforcuesit operacional janë qarqe përforcuese me fitim jashtëzakonisht të lartë. Sot gjenden në qarqe të integruara dhe përdorin retroacionin e jashtëm për kontrollin e funksionit të transferimit.