Jump to content

Andrea Mano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Andrea Mano (1 shtator, 1919 - 11 qeshor, 2000) ishte një skulptor, pedagog, nga Tirana.

Në vitin 1931 filloi Shkollën Teknike të asaj kohe që sot quhet shkolla “Harri Fulz“, në degën e vizatimit dhe të plastikës, shkollë të cilën e përfundoi në vitin 1938. Në vitin 1939 filloi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, në atelienë e profesor Zanellit. Në vitin 1942, në përfundim te vitit të tretë ndërpreu studimet dhe u kthye në atdhe, ashtu si shumë studentë të tjerë shqiptarë për arësye patriotike. Mbas clirimit të vendit në vitin 1946 ju akordua një bursë studimi në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb, studime të cilat i nderpreu në vitin 1948 për arësye të prishjes së marëdhënieve të Shqiperisë me ish Jugoslavinë. Në akademine e Zagrebit mori mësime nga profesorët Radush dhe Kërshiniq. Në vitin 1949 përsëri me  një bursë të akorduar nga shteti shqiptar, u nis për të përfunduar studimet në Akademinë e Artit “Rjepin” në Leningrad sot ShënPeterburg. Këtu vazhdoi studimet po në degën e skulpturës nën drejtimin e pedagogut Lishev Vsevolodovic. Në vitin 1954 përfundoi studimet në këtë Akademi duke marrë titullin “Skulptor”. Nga viti 1954 deri në vitin 1970 dha mesim në Shkollën e Mesme Artistike” Jordan Misja” në Tiranë. Nga viti 1970 deri në vitin 1982 punoi si pedagog në ateliane  e skulpturës monumentale në institutin e lartë të arteve sot Universiteti i Arteve.

Veprat      

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Monumenti i “Partizanit te panjohur” ne Tirane.
  • Gjergj Kastrioti Skenderbeu” - Bashkautor se bashku me skulptoret Odhise Paskali dhe Janaq Paco tek monumenti ekuester i Heroit tone Kombetar vendosur ne qender te Tiranes.
  • Kater Heroinat e Mirdites” - Bashkeautor se bashku me skulptoret Fuat Dushku, Perikli Culi dhe Dhimo Gogollari i monumentit vendosur ne qytetin e Rreshenit. Sot kjo veper nuk ekziston.
  • “Partizanet  shqiptare” (grup sculptural) pune diplome ne Akademine “Rjepin” ne ShenPeterburg ( Rusi).
  • “Profesor Aleksander Xhuvani” ( mermer) bust, viti 1955, prone  GKA Tirane.
  • Myslym Peza” Hero i Popullit  ( mermer) bust, viti 1956.
  • “Sali Vata” Hero I punes socialiste ( Bronx) bust, viti1957.
  • Malet tona”   ( Bronx) bust viti 1964  prone  GKA Tirane
  • “Migjeni”   (mermer ) bust 1974.
  • “ Nazmi Rushiti” Hero i popullit bust ( allci) 1972.
  • “ Fshatari  kinez” ( bronz) portret , prone  GKA Tirane ,1967 
  • “Portret i daloshit vietnamez “  ( bronz) portret , prone  GKA Tirane ,1967.                                                                                                             
  • “Aviatori”  (allci) figure 1978
  • “Metalurgu” allci i tonuar  prone  GKA Tirane ,1975