Jump to content

Enver es-Sadat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Anwar as-Sadat)
Anwar el Sadat

Mohamed Anwar el Sadat (23 dhjetor 1918 në Mit Abul-kum - 6 tetor 1981 në Kairo) ishte ushtarak, politikan dhe burrshteatas, arab nga Egjipti.

Së bashku me Nasserin dhe të tjerët ishte themelues i lidhjes së fshehtë të quajtur "Komitet i Oficierëve të Lirë" të cilët më 1952 organizuan puçin kundrejt Mbretit Faruk. Nga 1957 deri më 1961, ishte sekretar i përgjithëshem i "Unionit Nacional". Në vitin 1960 merr edhe postin e kryetari të Kuvendit Nacional, të cilin e lë më 1969 kur mer postin e nën presidentit të Egjiptit. Me vdekjen e G. Abd El-Nasser -it, më 1970, vije si trashëgimtar i postit të nderit në postin e Presidentit. Në këtë funksion zgjidhet prapë më 1976 dhe merr edhe funksionin kryesorë në "Unionin Socialis Arabë". Gjatë viteve 1973-1974 mbante dy funksione të larta shtetrore, atë të presidentit dhe kryeministrit. Gjatë kësaj periudhe, Sadati, në politiken e brendëshme fillon të lirojë sistemin një partiakë.

Që nga 1972-ta, në politiken e jashme të tij shihej afërsi me Bashkimin Sovjetik, pastaj të drejtuar nga fuqitë e mëdha dhe më vonë nga ShBA-ja. Gjatë luftës arabo-izralite të tetorit 1973-ës , arrin disa fitore të kushtëzuara ushtarake. Pas kontratave të vitit 1974 dhe 1975 me Izraelin, në vitin 1977, Sadati nëpërmjet një vizite në Jerusalem fillon të nxisë zgjidhjen e përbashkët të konfliktit në lindjen e afërt. Në këto rrethana, me ndërmjetsimin e Presidentit amerikan Karter (J. Carter), Sadati së bashku me kryeministrin e Izraelit më 1979 nënshkruajnë marrëveshjen e paqës nërmjet Egjiptit dhe Izraelit. Me fillimin e angazhimit për paqen në lindjen e afërt, Sadami në vitin 1978 merr çmimin Nobel për paqe.