Jump to content

Arhond

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arhond quhej një sundimtar ose qeveritar i një krahine gjatë periudhës bizantine. Ai zakonisht ishte pjesëtar i parisë feudale të vendit dhe pronar i madh tokash. Në Shqipëri arhondi përmendet për herë të parë në Durrës (shek X-XI). Sundimtari i shtetit të Arbërit, Dhimitri, në fillim të shek XIII, e quajti veten “arhond i madh” në Shqipërinë e Jugut. Edhe në shek. XIII njihen arhondët si sundimtarë të krahinave të Sopotit, Borshit, Vurgut etj. Më vonë termi “arhond” mori kuptimin e fisnikut me pasuri të madhe.