Jump to content

Bajamja (bimë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bajamja

Prunus dulcis
Klasifikimi shkencor
mbretëria: Bimë
ndarja: Magnoliophyta
klasa: magnoliopsida
rendi: Rosales
familja: Rosaceae
gjinia: Prunus
lloji: Prunus dulcis
Emërtimi shkencor:Prunus dulcis

Bajamja (Prunus dulci) është një pemë të vogël gjetherënëse, 4 deri 10 metra e lartë, me trung deri në 30 centimetra në diametër. Degët e reja janë të gjelbërta në fillim dhe bëhen kuqërremta kur ekspozohen në diell, pastaj bëhen gri në vitin e tyre të dytë. Gjethet janë 3-5cm të gjata, me konture të dhëmbëzuara dhe 2,5 cm bisht. Lulet janë të bardha ose rozë e hapur, me diametër 3-5 cm dhe me pesë petale. Lulet çelin në formë individuale ose në çifte para se të dalin gjethet në fillim të pranverës.

Pema bëhet produktive dhe të fillon të prodhojë fruta pas pesë vjetësh. Fruti piqet në vjeshtë, 7-8 muaj pas lulëzimit.

Fruti i bajames është frutë me bërthamë. Ndryshe nga anëtarët e tjerë të gjinisë Prunus të tilla si kumbulla dhe qershia që e kanë bërthamën të mbuluar me tul të lëngshëm, bajamja e ka bërthamën të mbuluar me tul të thatë jeshil me lëkurë me push. Bërthama përbëhet nga guaska e fortë dhe fara. Fara është pjesa e ngrënshme e bajames. Zakonisht brenda guaskës është një farë, por ndonjëherë ndodhen dy.