Jump to content

Berberis Vulgaris

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Berberis culgaris)

Mëlçinja (Berberis vulgaris) është bimë shkurre 1-2m e lartë me degë ngjyrë hiri,gjëmba të trefishta të gjata 1-2cm.Gjethet janë vezako-gjatore,anash të dhëmbëzuara 1-2cm të gjata,të këmbyera.Lulet janë në lulesa të varura,të verdha.Kupa ka 6 sepale,kurora ka 6 petale të çara në dysh.Si natyrore në Kosovë rritet në Pashtrik,në kullota malore-subalpine.

Fryti dhe lëvorja e rrënjëve përdoren si antihemorragjike dhe si tonik.Lëvorja ka veti të forta enështrënguese dhe efekt antihemorragjik,si laksativ,diuretik,spazmolitik.Frytet veprojnë mirë në qarkullimin e gjakut,oreks ,mjekimin e skrobutit,verdhëzës.