Bullizmi seksual
Bullizmi seksual është një tip bullizmi ose ngacmimi që ndodh si pasojë e seksit, trupit , orientimit seksual ose aktiviteteve seksuale të dikujt . Mund të jetë fizik ,verbal ose emocional .
Përkufizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]NSPCC ka përcaktuar bullying seksual si "çdo sjellje ngacmimi, qoftë fizik apo jo fizik, që bazohet në seksualitetin ose gjininë e një personi". Kjo është kur seksualiteti ose gjinia përdoret si armë nga djemtë ose vajzat- edhe pse është më së shumti e drejtuar drejt vajzave.Mund të jetë përdorim fjalësh me konotim seksual për t'i ulur dikujt moralin , si të quash dikë nje prostitutë , ose gay , ose të përhapësh thashetheme për jetën seksuale të dikujt . Në formën e saj më ekstreme, mund të jetë prekje e papërshtatshme, sulme seksuale apo edhe përdhunim. Ka raste që përkufizimet dhe përshkrimet e ngacmimit dhe të ngacmimit seksual mund të jenë problematike ,duke qënë se shpeshherë terma fyes thuhen në një mënyrë miqësore , konteksti i shkëmbimeve të tilla është shumë i rëndësishëm dhe të rriturit ndonjëherë i keqinterpretojnë ato. Në anën tjetër, ndërsa shumë ngacmime seksuale janë të hapura, një marrëveshje e madhe nuk është, dhe duket të jetë bullying zakonshëm.Nga ana tjetër, edhe pse pjesa më e madhe e ngacmime seksuale janë të dukshme, një pjesë e mirë e tyre s'janë , dhe kjo i bën të duken si bullizëm i zakonshëm . Një shembull për këtë është tallja e "nxenënësit të mirë " prej djemve te "fortë" . Në këto raste , ajo që po ndodh është tallja e një djaloshi për mungesën e "burrërisë" së tij, ose edhe mungesa e pjesëmarrjes se tij në talljet heteroseksiste me djemtë dhe vajzat . Në siperfaqe , ngacmimi nuk ka përmbajtje seksuale, por mbështetet por mbështetet nga agresorët për të kërkuar një dominim për 'llojit të djalit' të perceptuar prej shoqërise.
Përhapja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si pjesë e kërkimit në ngacmimin seksual në shkolla, programi i BBC Panorama ndërtoi një pyetësor që shënjestronte të rinjtë e moshës 11-19 vjeç në shkolla dhe klube rinore nëpër pesë rajonet e Anglisë. Sondazhi tregoi se nga 273 të rinj te intervistuar , 28 prej tyre kishin qënë të detyruar të benin gjëra seksuale dhe 31 e kishin parë t'u ndodhte dikujt tjetër . Nga 273 të anketuar, 40 kishin qënë prekur ne menyrë të padëshiruar. Shifrat e qeverisë së Mbretërisë të Bashkuar tregojnë se në vitin shkollor 2007/8 ka pasur 3,450 përjashtime me periudhë të caktuar dhe 120 përjashtimet të përhershme nga shkolla në Angli për sjelljë te pahijshme me bazë seksuale . Kjo është baraz me 19 përjashtimet për ditë shkollore për incidente, duke përfshirë këtu kapje në zona intime dhe përdorim gjuhë fyese. Prej muajit prill 2008 deri në mars 2009, ChildLine ndoqi një total prej 156,729 fëmijëve . 26.134 fëmijë folën për ngacmimin si një shqetësim kryesor dhe 300 prej tyre folën në mënyrë specifike rreth ngacmimit seksual. 25% e fëmijëve të cilët kanë ndjekur seancat falas të Kidscape anti bullizëm kanë raportuar një formë ngacmimi seksual.
Një pjesë e konsiderueshme e nxënësve LGBT përjetojnë dhunë homofobike dhe transfobike në shkollë. Kjo tregohet nga të dhëna në mënyrë të vazhdueshme nga Afrika, Azia, Evropa, Amerika Latine dhe Karaibe, Amerikën e Veriut dhe në Paqësor, me proporcion të prekur duke filluar nga 16 për qind në Nepal në 85 për qind në Shtetet e Bashkuara. Studentët LGBT gjithashtu kanë më shumë gjasa të përjetojnë dhunë të tillë në shkollë sesa në shtëpi apo në komunitet.
Në Shqipëri, prevalenca e nxënësve që kanë raportuar se janë dhunuar ishte 19.9%, rreth 22.6% tek djemtë dhe 17.3% tek vajzat. Shifrat janë më të larta te 11 vjecarët, ku sipas raportit rreth 23.8% kanë pranuar se kanë përjetuar bullizmin apo dhunën në shkollë në nja nga format e tij, ndërsa te 13 vjeçarët ky raport është 20%.Te nxënësit e moshës 15 vjeç prevalenca e të dhunuarve është 16.1%
Studentët LGBT raportojnë një përhapje më të lartë të dhunës në shkollë sesa bashkëmoshatarët e tyre jo LGBT. Në Zelandën e Re, për shembull, studentët lezbike, gej dhe biseksualë kishin tre herë më shumë gjasa për tu ngacmuar se studentet heteroseksual dhe në Norvegji 15-48 për qind e nxënësve lesbikeve, homoseksualëve dhe biseksualëve raportuan se ishin keqtrajtuar krahasuar me 7 për qind e nxënësve heteroseksual .
Ndërveprimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një studim nga Bashkimi Kombëtar i Mësuesëve të Britanisë së Madhe sugjeron që ngacmimi seksual shpesh kryhet nga djemtë kundër vajzave, edhe pse vajzat gjithnjë e më shumë po i ngacmojnë vajzat dhe djemtë në mënyrë seksuale. Kërkimet tregojnë se ngacmimi seksual fillon në nivelin e shkollës fillore dhe zakonisht merr formën e fyerjeve verbale në gjuhë abuzive dhe agresive. Studiues të tjerë citojnë dëshmi të ngjashme. Këto incidente zakonisht trajtohen si sjellje të liga ose justifikohen si humor. Ky është gjithashtu rasti për fëmijët dhe adoleshentët. Rasti më i përhapur është abuzimi verbal seksual dhe thirrja me emra të turpshëm. Emrat që përdoren kane konotacion homofobik dhe shErbejne per te nënvizuar atë që prej abuzuesit perceptohet si 'mungesë' maskuliniteti. Ngacmimi seksual mund të përfshijë përhapjen e thashethemeve në lidhje me seksualitetin e dikujt apo jetën seksuale,ose nëpërmjet postuimit të komente seksuale, fotove ose videove , raste si pornografia e hakmarrëse .
Një studim i ndermarrë në Shqiperi me disa mijëra anketues nxënës , mësues dhe prindër në 141 shkolla publike, tregon se 1 në 5 nxënës nga klasa e 4 deri ne klasën e 12 janë prekur nga bullizmi në shkollë .Gati gjysma vuajnë nga bullizmi psikilogjik, 35% nga ai verbal dhe pjesa tjetër nga ai fizik . Bullizmi është shumë i pranishëm ne klasat 5 dhe 11 brënda ambjentit të klases në mungesë të mësuesit ne 40% të rasteve , oborrin e shkollës në 40% të rasteve dhe në 20% të rasteve Në prani të mësuesit.
Disa njerëz thonë që fëmitë abuzohen edhe duke u kërkuar favore seksuale në këmbim të mbrojtjes.