Jump to content

Deltina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Deltina (botë, argjillë) është shkëmb fundërresor i paçimentuar me ngjyrë të kuqërremtë, të murme, të kaltër ose të verdhë, i përbërë kryesisht prej grimcave shumë të imëta të shkëmbinjëve të ndryeshëm dhe të mineraleve. Dallohen deltinat reziduale dhe të bartura. Deltinat e bartura ndahen në: kontinentale ( deluviale, proluvale, lumore, liqenore) dhe detare (pranbregdetare, lagunore, shelfike, batiale dhe abisale). Deltina karakterizohet nga veshtulli, ngjitshmëri dhe bymyshmëri. Përdoret për prodhimin e tullave, tjegullave, enëve etj.