Denzitometria
Denzitometria merret me matjen e dendësisë së zezshmërisë në shtresat fotografuese. Në negativat dhe pozitivat fotografikë matet dendësia difuzive, kurse në letrat fotografike dendësia reflektive. Mjet për matjen e dendësisë së zezshmërisë në origjinale transparente dhe reflekse, si dhe në kopje të fotografuara është denzitometri.
Denzitometri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Denzitometri kryesisht përbëhet nga burimi i dritës, fotoelementit dhe mjetit për matje. Mënyra e matjes së dendësisë së zezshmërisë është si vijon: drita depërton nëpër vrimë deri në film (negativ apo pozitiv) në të cilin caktohet dendësia. Një pjesë e dritës absorbohet, kurse pjesa tjetër depërton deri në fotoçelulë në të cilën formohet fotorryma proporcionale me intensitetin e dritës që bie në atë mjet. Edhe pse rryma e intensitetit të dobët, ajo e lëviz shkallën në galvanometrin e ndjeshëm, në të cilën shkallë lexohet dendësia e zezshmërisë. Te denzitometrat bashkohorë, leximi bëhet në mënyrë digjitale.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |