Devijimi (sociologji)
SI NDODH DEVIJIMI?
Ka raste kur te rinj te gjendur para ndonje veshtiresie, (ndonje mosmarreveshje ne familje, ndonje dashuri e pasuksesshme, suksesi i pamjaftueshem ne shkolle, mosmarreveshjet me shoke ose shoqe,) nuk kane durim qe te kerkojne zgjidhjet e duhura. Per shkak te mungeses se besimit ne Zot, ata e ngarkojne veten dhe e fajesojne veten per problemet, ose per mossuksesin ne nje çeshtje. Kane ndjenjen se kane deshtuar perfundimisht, sepse nuk e kane fituar besimin ne vetvete. Kane ndjenjen se bota po tallet me ta, sepse u mungon siguria ne vetvete. Niveli i tyre intelektual, edhe per shkak te moshes se re e mungeses se pervojes jetesore, nuk u mundeson qe te gjejne pergjigje te drejta per problemet qe kane. U krijohet ideja se ato probleme i kane vetem ata dhe se fatkeqesia e tyre nuk ka zgjidhje as shtegdalje racionale. Kur arrijne ne ate krize te thelle te mosnjohjes se vetvetes, perkatesisht te rolit qe kane ne kete bote, ata dorezohen para ndonje aventure te rrezikshme, e cila gjoja i ben ata ta ‘harrojne problemin’. Disa fillojne e marrin droge. Ka te tjere qe filloje te pine alkool, edhe ata per te ‘harruar problemet’. Shume sish e fillojne edhe duhanin, gjoja per t’i qetesuar nervat. Ndersa, ndokush i perkushtohet kumarit. Te tjere i futen trafikut te krijesave njerezore e prostitucionit, vjedhjeve ose veprimtarive te tjera kriminale. Te gjitha keto jane rruge te humbjes se sigurt. Keto rruge nuk ofrojne asnje zgjidhje per ndonje problem jetesor. Keto vetem sa e shkeputin edhe me shume personin nga vetvetja dhe i pamundesojne atij edhe me tutje qe ta njohe e ta kontrolloje vetveten.