Dhylkarnejni
Dhylkarnejni (Arabisht: ذو القرنين) përmendet në suren Kehf. Ai përmendet nga ajeti 83 deri në 101. Në Kur'an, Ai përmendet se ai e ka drejtuar një mur mes njerëzve dhe Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve.
Ajetet 83-101
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Surja Kehf është zbritur Muhammedit ku fisi i tij, Kurejshët, dërguan dy njerëz që ta zbulojnë nëse jehudët, me dijeninë e tyre, nëse Muhammedi është profet i Zotit. Rabinë i kanë thënë atyreve që ta pyesnin Muhammedin për tri gjëra: e para për "historinë e disa të rinjve në kohën e lashtë", e dyta për "historinë e një njeriut i cili ka udhëtuar dhe ka arritur lindjen dhe perëndimin e tokës", dhe e treta për shpirtin. Nëse Muhammedi ju përgjigjet, atëhere ai është profet. Ajetet 83-98 tregojnë për Dhylkarnejnit.
Ajetet | Shqip |
---|---|
18:83. | Të pyesin ty për Dhylkarnejnin, thuaju: “Do t’ju rrëfej për punën e tij me Kur’an (me shpallje)”. |
18:84 | Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund të arrijë. |
18:85 | dhe, ai u nis në një rrugë. |
18:86 | Kur arriti te vendi i perëndimit të Diellit, e gjeti atë (të ashtudukshëm) që praronte në një burim balte të zi dhe në afërsi të tij gjeti një popull. Na thamë: “O Dhylkarnejn, ose do t’i dënosh ata ose do të sillesh bukur ndaj tyre”. |
18:87 | (Dhylkarnejni), tha: “Sa i përket atij që bënë zullum, na do ta ndëshkojmë atë, e pastaj do të kthehet te Zoti i vet, e që edhe Ai do ta dënojë me dënim të rëndë. |
18:88 | E, ai që beson dhe bënë vepra të mira, dhe Ne, do t’i premtojmë lehtësira atij”. |
18:89 | Dhe, ai përsëri shkoi (në një rrugë). |
18:90 | Dhe, kur arriti te vendi i lindjes së Diellit, ai gjeti se ai (Dielli) lindte mbi një popull, të cilin, Ne nuk kemi bërë perde për ta (për t’u mbrojtur). |
18:91 | Kështu ka qenë ajo (ngjarja e Dhylkarnejnit). Na e kemi përfshirë tërë dijeninë se ç’ka pasur tek ai. |
18:92 | Dhe, ai përsëri shkoi (në një rrugë kah veriu). |
18:93 | Kur arriti në mes dy maleve, gjeti afër tyre një popull, i cili, pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme. |
18:94 | Ata thanë: "O Dhylkarnejn, - me të vërtetë, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë (popuj) ngatërrestarë në Tokë. A don të të japim dhuratë që të ndërtosh pendën në mes nesh dhe atyre?" |
18:95 | (Dhylkarnejni) tha: “Atë që ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga ajo që ofroni ju), por më ndihmoni ju mua me fuqi (jo me pasuri)! Do të ndërtoj një pendë në mes jush e atyre. |
18:96 | Më sillni copa hekuri! "E, kur ai i rrafshoi dy anët e bjeshkëve, tha: “Fryeni zjarrit, përderisa hekuri të mos skuqet si zjarri”. Pastaj tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta hudhi në të". |
18:97 | Ata (Jexhuxhi dhe Mexhuxhi), nuk kanë mundur ta kapërcejnë as nuk kanë mundur ta zhbirojnë (pendën). |
18:98 | (Dhylkarnejni) tha: Kjo është dhuntia e Zotit tim! E, kur të arrijë premtimi i Zotit tim, (Ai) do ta rrafshojë atë (pendën). Premtimet e Zotit tim janë të vërteta. |
18:99 | Dhe Na, do të bëjmë që disa prej tyr të ndeshen me të tjerët – si valët (e detit), dhe, do të fryhet në Sur (brirë), e do t’i tubojmë që të gjithë. |
18:100 | Atë ditë, do t’ua tregojmë haptazi skëterrën mohuesve. |
18:101 | atyre të cilët i kanë pasur sytë e mbuluar me perde kundër këshillave të Mia, dhe, të cilët, nuk mundën (nga inati) ta dëgjonin (Kur’anin). |
Muri i Dhylkarnejnit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur njerëzit i thanë Dhylkarnejnit se Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë popuj që bëjnë ngatërresa, ata i thanë Dhylkarnejnit që ta ndërtoj një mur mes tyre dhe Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve. Disa komenatorë kanë thënë se ky mur është muri kinez. Dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në këtë ndërtim janë me miliona. Ky mur është ndërtuar mes dy kodrave të gjatë. E disa prej tyre thojnë se ky mur është në Azerbejxhan. Dhylkarnejni e ndërtoi këtë mur me hekur. Pasi e ndërtoi murin, ai e mbushi me dru dhe me pllaka të mëdha prej hekurit. Ai në mes ka futur dru, ai ka urdhëruar që m'i djeg drurët. Kur drurët u dogjën dhe u skuq hekur, atëhere ai tha: Më sillni bakër të shkrirë që ta hudhi në të. Prej vapës së madhe prej hekurit që të kapet dhe të bëhet mur siç duhet. Dhe jashtë murit, Dhylkarnejni e bëri të lëmueshme që ata të mos kenë mundësinë mu ngjit lartë dhe e bëri të fortë që ata të mos kenë mundësinë me thy. Pastaj ata nuk kanë pasur mundësi me dalë. Pasi e përfundoi, Dhylkarnejni i tha njerëzve se ky mur do të qëndrojë në një kohë të gjatë deri sa të vijë një kohë kur do të bëhet rrafsh me tokë.
Mendimet për Dhylkarnejnin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për Dhylkarnejnin kanë folur shumë. Disa prej tyre kanë thënë se Dhylkarnejni është Aleksandri i Madh. Sa i përket Aleksandrit të Madh, ai ka jetuar mes viteve 350-500 para lindjes së Isaut (Jezusit). Thuhet se Dhylkarnejni ka jetuar në kohë e Musait. Dhylkarnejni ka qenë mbret dhe ka pasur Hidrin si ministër dhe këshilltarë i tij. Disa dijetarë kanë thënë se emri i Dhylkarnejnit nuk është me rëndësi, sepse kuptimi i fjalës Dhylkarnejn nuk është emër, por pseudonim. Dhylkarnejn do të thotë "Njeriu me dy brira". Arsyeja pse është quajtur Dhylkarnejn është se ai ka pasur një kapelë me dy brira prej bronzi, rreth arsyes së emrit të tij ka pasur edhe disa mendime tjera përveç kësaj. Disa janë të mendimit se Dhylkarnejni nuk ka qenë prej romakëve, por ai ka qenë prej kinezëve.