Jump to content

Dinastia Abaside

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dinastia Abasid)
Flamuri i dinastisë Abaside

Dinastia Abaside ose Abasidët (Arabisht: بنو العباس‎, romanizuar: Banu Abbas) ishin një klan arab me prejardhje nga Abas ibn Abdylmutalib, që u bë familja sunduese e kalifatit, dhe kështu krerët suprem të botës islame midis 750 dhe 1258. Kalifati Abasid ndahet në tri periudha kryesore: epoka e hershme abasidike (750–861), epoka e mesme e abasidëve (861–936) dhe epoka e mëvonshme e abasidëve (936–1258). Dega kadet e dinastisë sundoi gjithashtu si sundimtarë ceremonialë për Sulltanatin Mamluk si kalif (1261–1517).