Diskutim:Erveheja, Muhamet Çami - Kyçyku

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Erveheja, Muhamet Çami - Kyçyku. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

I shoqi i Ervehesë shkon në një vend tjetër dhe e lë të shoqen në kujdesin e të vëllait, i cili, megjithëse kishte dhënë fjalën, orvatet ta përdhunojë. Erveheja u bën ballë si joshjeve ashtu edhe kërcënimeve të tij se do ta vriste po të mos i jepej. Vëllai i tërbuar hakmerret duke e akuzuar Ervehenë se kishte tradhëtuar të shoqin dhe prandaj e dënojnë sipas ligjit të Kuranit për ta qëlluar me gurë për vdekje. Për mrekulli Erveheja shpëton nga goditjet, dhe një fisnik kalimtar, i cili dëgjon të qarat e saj, e merr nga zalli dhe e shpie në shtëpinë e vet tek e shoqja. Erveheja e merr veten, por fisniku që e shpëtoi bie viktimë e bukurisë së saj. Ajo kundërshton edhe propozimet e tij, duke i thënë se është e martuar, gjë që mjafton për ta larguar. Më pas, një shërbëtor i shtëpisë përpiqet ta përdhunojë, por edhe ai sprapset. Ai merr hak duke vrarë djalin e fisnikut e duke akuzuar Ervehenë për këtë krim. Çështja sqarohet por fisniku, edhe pse i bindur për pafajësinë e saj, detyrohet të mos e mbajë më Ervehenë në shtëpi, por t'i japë katërqind para flori e ta largojë. Fatkeqësitë e Ervehesë së shkretë nuk marrin fund me kaq. Kur po endej përgjatë një bregut të një lumi, ajo has një vjedhës, të cilin do ta varnin ngaqë kishte grabitur katërqind para flori nga arka e mbretit. I vjen keq për të e i shpëton jetën duke i dhënë paratë e veta. Vjedhësi i vete pas dhe e kërkon për grua. Kur ajo nuk pranon, ai si mosmirënjohës, ia shet për skllave një kapiteni anijesh, i cili gjithashtu orvatet ta përdhunojë. Mu në atë çast ngrihet një shtrëngatë dhe i mbyt të gjithë përveç Ervehesë, të cilën deti e nxjerr në bregun e një qyteti të huaj. Një njeri fetar i jep rrobat e tij dhe, e veshur si burrë, ajo i paraqitet mbretit të vendit, i cili e pret me ngrohtësi dhe i jep një shtëpi. Aty ajo përkujdeset për të sëmurët e të verbërit, dhe bëhet objekt respekti e nderimi për punët e mira që bën. Madje, kur mbreti vdes, Ervehenë e zgjedhin për trashëgimtar. Një ditë, në oborrin e saj vijnë pesë të huaj: i shoqi me të vëllanë, fisniku shpëtimtar, shërbëtori dhe vjedhësi, këta tre të fundit të verbër tani. Erveheja u premton t'i shërojë nëse i rrëfejnë të gjitha mëkatet. Kësisoj dalin në dritë të gjitha padrejtësitë kundër Ervehesë, e cila tani i shfaqet të shoqit si grua e ndershme dhe e virtytshme, ashtu sikundër kishte qenë gjithmonë.

Good 178.175.48.51 1 dhjetor 2021 19:54 (CET)[përgjigjuni]

good? 178.132.223.98 10 maj 2022 12:37 (CEST)[përgjigjuni]

Në këtë tregim behet fjale per evehejen te cilen burri i saj ja la amanet vellait te tij. 185.67.178.231 1 dhjetor 2022 13:44 (CET)[përgjigjuni]