Edward Lear në Shqipëri : Ditar udhëtimesh 1848-1849

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Edward Lear në Shqipëri : Ditar udhëtimesh 1848-1849 Autori Edward Lear. Shtëpia Botuese "Plejad", Tiranë 2008. Faqet e librit 296.

Poeti dhe piktori anglez Eduard Lir (1812- 1888) ndoshta ka qenë i pari udhëtar e shkrimtar që bëri një udhëtim të plotë nëpër Shqipëri, në jug e në veri. Ditari i udhëtimeve të tij nëpër Shqipëri, nga Manastiri për në Ohër, Tiranë dhe Shkodër, dhe pastaj prej atje në drejtim të jugut në Himarë, Çamëri dhe Greqi, është një prej librave më të mrekullueshëm që janë shkruar ndonjëherë për vendin tonë në gjuhën angleze. Për këtë arsye ai shërben si një dokumentim i rrallë e mjaft i dobishëm për lëndën e historisë së Shqipërisë.