Jump to content

Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe gjuhësi me Autor Eqrem Çabej. Shtëpia botuese: Çabej. Viti i botimit 2009. Faqet e librit 204. ISBN 978-99956-35-02-X

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

Autori nuk ndërhyn aty në lirinë e arsyetimit të nxënësve, por ndihmon në formimin e vetëdijes me larushinë e përzgjedhjes dhe renditjen e pjesëve, sikundër edhe me shtjellimet filologjike, etimologjike dhe gramatologjike në fund të faqeve. Kësisoj edukimi kulturor, e veçanërisht ai letrar, bëhet shprehje e një procesi dinamik, përmes të cili dëshmohet si kombi lufton për veten, e në këtë mënyrë projekton vetveten në kohë të reja. Te ky proces, që vështron nga e ardhmja, Çabej zgjedh të rikrijojë me anamorfozë shpirtin e lashtë të kombit në të tashmen; ndaj nuk mjaftohet me përpilimin shterptë së shkuarës që cek data a thjesht kujton emrat e heronjve të saj. Mësojmë prej tij se nuk ka dobi ngërthimi i një populli tek e shkuara për këndellja e tharmit etnik që mpiks bukën e ardhmënisë së kombit.