Ndreajt
Ndreajt ose Ndrejt kanë qenë një nga dyert kryesore të krahinës së Dibrës.
Prejardhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rreth gjysmës parë të shekullit XVI, mendohet se fisi i Ndreut të Dibrës u ngulën për herë të parë në Soricë të Dardhës. Rreth këtij ngulimi ka disa versione. Një version na thotë se Ndret erdhën nga Puka, banorë të cilët gjinden dhe sot me këtë mbiemër. Një version tjetër na i sjell nga Shoshajt e Dukagjinit. Versioni më afër së vërtetës është ai i prejardhjes së tyre nga Nikaj-Merturi i Tropojës. Ende në Nikaj-Mërtur ruhen toponime që lidhen me emrin e këtij fisi, pjesëtarë të cilët, gjatë një lufte të pabarabartë kundër ushtrive osmane, u vranë e u shuan dhe ata që mundën të shpëtonin u detyruan të tërhiqen në thellësi të viseve shqiptare. Këtë fat duket se kanë pasur dhe paraardhësit e sotëm të Ndreve të Dibrës. Ky pohim sillet nga të dhënat e regjistrit të Sanxhakut të Dukagjinit të vitit 1571, ku fshati Dardhë i Dibrës jepet me 60 banorë, prej të cilëve 35 shtëpi të krishtera dhe 23 myslimanë. Nga muslimanët haset dhe një Ali Andrea i martuar që gëzonte një çiflig. Duke pranuar rrënjën e germës "a" tek mbiemri Andrea, gjë që ndodh shpesh me emrat e mbiemrat e të krishterëve të krahinave verilindore të Shgipërisë, mbiemri Andrea trasformohet natyrshëm në ndrea, Ndreu. Nëse pasardhësit e Ali Ndreu i vitit 1571 trashëguan emrin e të parit të tyre deri tek Ali Ndreu i vitit 1817, vëllai i gjyshit të Elez Isufit, mendojmë se Ndreu është banor i fshatit Dardhë që në gjysmën e parë të shekullit XVI, që përkon dhe me islamizimit e krahinave verilindore të Sanxhakut të Dukagjinit.
Ndreajt patën një zhvillim të mirë demografik edhe pse ranë në gjakësi e bënë lëvizje të detyruara, por gjithnjë brenda kuadrit të mikrokrahinës së Dardhës.
Si të gjithë malësorët e këtyre anëve dhe ata pranonin e udhëhigeshin nga ligji i maleve të vetëqeverisjes tradicionale autonome.
U konvertuan nga vitet 1530-1550. Ekonomia e tyre mbështetej, kryesisht, në mbarshtimin e blegtorisë dhe pemtarisë. Për kushte më të mira jetese, një pjesë e tyre, rreth viteve 1830-1840, lanë Dardhën, kaluan Drinin dhe u vendosën në krahinën e butë të Ujë e Mëujës (sot Sllova) Ata u vendosën në Lisivalle, Palaman, Shafell e Ratke. Në Lisivalle u vendosën Isuf, Llan dhe Kazi Ndreu.[1]
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Familja Ndreu - nga Thellësia e Shekujve