Jump to content

Tokot

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Familja Toko)

Tokot kanë qenë një familje italiane që sundoi ishujt e Jonit si Qefalonia dhe Zakinthos, por edhe e Epirit me qendër Janinën, në periudhën e mes viteve 1300 deri në 1429. Kjo familje, ashtu si mjaft të tjera nga fisnikëria italiane e franceze, hodhi rrënjë në këto vise pas sulmit të latinëve ndaj Bizantit dhe marrjes së Kostandinopojës. Me tituj si kontë palatinë e dukë, kulmin e vet familja Toko e arriti me marrjen e despotatit të Epirit në luftë me shqiptarin Jakub Spata, por shumë shpejt u kthyen në vasalë të osmanëve dhe humbën në histori.