Jump to content

Gratë në inxhinieri në Shtetet e Bashkuara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Femrat Inxhiniere)
Historikisht, femrat në shumë vende të botës kanë qenë te përfaqësuara në norma më të ulëta se sa meshkujt, si ne shkence ashtu edhe në programe inxhinierike. Me kalimin e kohës, ky model ka çuar drejt një përqendrimi shumë më të lartë te inxhinierëve profesional në krahasim me femra. Përveç kësaj, kjo pabarazi ka bërë që profesionet në Edukim, Histori, Gjuhe e Letersi, Humanitet etj., të duken zona studimi dhe kariera më “femërore”. Disa teori të feminizmit sygjerojnë se këta faktorë social dhe historik kanë preukupuar nivelin e ulët të pjesëmarrjes së femrave në inxhinieri. Sqarime të shumta kane qenë të ofruara për të shpjeguar nivelin e ulët të pjesëmarrjes së femrave në këtë fushë.

Këto sqarime kanë të bëjnë me “paaftësine” psiqike të femrave për të qenë të suksesshme si inxhiniere, si dhe eliminimin e të gjithë faktorëve gjatë fëmijërisë së tyre që kanë ndikuar në dekurajimin e tyre për të hyrë në shkencë dhe në fusha të inxhinierisë.Përceptimet negative të inxhinereve femra, mund të luajnë një rol në arsyetimin e numrit të vogel të tyre të përfshira në këte fushë.

Në fillimin e viteve të 60-të, komisioni për Statusin e femrave theksoi nevojën e tyre për të zvogëluar mungesën e vendeve të punës në mesimdhënie, shkencë dhe inxhinieri. Në vitin 1960, megjithatë, më pak se 1% e inxhinierëve të punësuar ishin femra. Për më tepër, inxhinieret femra që ishin punësuar, kishin më pak mundësi se sa meshkujt, për të marrë diploma të avancuara në fushën e tyre.

Hulumtimet kanë treguar se këto trende kanë qenë reflektuese nga mendimet dominuese të të dy palëve, si meshkujve ashtu edhe femrave, në lidhje me rolin e femrave në fuqinë punëtore gjatë gjithë kësaj periudhe. Në atë kohë, të dy grupet në masë të madhe kanë theksuar rolin e femrave si nëna shtëpiake dhe tradicionale më tepër se sa shkenctare ose inxhiniere.

Pavarësisht ndryshimit të pikëpamjeve politike ndaj femrave dhe minoriteteve, gjatë levizjes për të drejta civile, niveli i regjistrimit të femrave në inxhinieri ishte ende relativisht I ulët në krahasim me nivelin e meshkujve.Për shembull, në një studim prej më shmë se 440 universitete në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 1971-1972, përafërsisht 17% e të anketuarve të Shkences, Teknologjisë,Inxhinierisë dhe Matematikës ishin femra.Kjo përputhet me faktin se gjatë gjithë kësaj kohe, ishte regjistruar një diskriminim I ulët në sistemin arsimor amerikan.Femrat të cilat aplikuan në programe inxhinierike, ishin regjistruar në ritme të ngjashme me meshkujt. Gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje në numrin e femrave të diplomuara në shkenca dhe inxhinieri. Megjithatë, prapë se prapë nuk e përmbushnin as 5% të të gjithë të diplomuarve.

Sqarime rreth nivelit të ulët të pjesëmarrjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sqarime të shumta japin llogari për mungesën e inxhiniereve të diplomuara. Historikisht, femrat janë diplomuar e kanë mbetur në programet inxhinierike me ritme më të ulta se sa meshkujt. Një ndër arsyet e përdorura për të shpjeguar këtë tendencë ka qenë mbitheksimi se mashkulli është “shtylla e familjes” kur bëhet fjalë ne organizimin e familjeve në ditët e sotme. Edhe pse përqindja e familjeve të organizuara sipas këtij modeli ka rënë në mënyrë të konsiderueshme në dekadat e fundit, shumë individë (përfshirë edhe femrat), ende i konsiderojnë meshkujt si kryefamiljarët. 

Kohët e fundit, kontribut më i madh për socializimin e femrave është dhënë gjatë gjithë fëmijërisë dhe adoleshencës së tyre. Të socializuara që nga vitet e fëmijërisë së tyre, janë ngritur në nivele më të larta të shoqërisë, ku shkenca, inxhinieria dhe matematika konsiderohen si “profesione të meshkujve”. Për disa, femrat duket si të paafta për t’i kryer me sukses këto profesione. Sidomos thuhej se atyre u mungon një pjesë e memories që është e nevojshme për të mësuar matematikën në nivele të larta, e në këtë mënyrë ua dëmton kapacitetet e tyre për inxhinieri. 

Por, më vonë u raportua që aftësitë e lindura nuk mund të ndikojnë në nivelete e ulëta të femrave, sa I përket matematikes inxhinierike. Përkundrazi, disa autorë konstatojnë se femrat kanë aftësi të tilla të krahasueshme me meshkujt. Një tjetër faktorë që shërbente si mjet për të rritur numrin e femrave në fushat e inxhinierisë, ishte prania e ndonjë shembulli në jetën e tyre. Për shembull, femrat me njërin ose të dy prindërit inxhinierë, kanë më shumë gjasa suksesi në fusha të tilla. Përveç kësaj, inkurajimi nga mësuesit, këshilltarët, administratorët etj., mund të ndikojë pozitivisht në mundësitë e femrave për t’u avancuar në inxhinieri. Rëndesi të madhe luan edhe përgaditja në lëndët përkatësë gjatë shkollimit të mesem, që ndihmon shumë në karierën e tyre si inxhiniere. Megjithatë, faktorët e përmendur paraprakisht nuk luajnë rol në sasi të mjaftueshme për të kompensuar të gjitha disavantazhet e deri tanishme ndaj tyre. Kështu duke folur në përgjithësi, thuhet se femrat inxhiniere do të mbeten të diskriminuara në masë të madhe dhe kanë burime të pamjaftueshme në përmirësimin e kësaj gjendje.