Festa e Hënës
Festa e Hënës (kinezçe:中秋節)është një festë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës. Një zakon i rëndësishëm kinez në Ditën e Kekut të Hënës (Festa e Hënës) është shijimi i "kekut të hënës", i cili simbolizon ribashkimin familjar. Për këtë arsye, në këtë festival, njerëzit shijojnë këtë kek me rastin e mbledhjes së anëtarëve të familjes. "Keku i hënës", që quhet ndryshe edhe "keku i korrjes" ose "keku i ribashkimit", në lashtësi përdorej për të treguar respektin e veçantë ndaj Perëndisë së Hënës.
Më pas, ky aktivitet u transformua në një festë ku njerëzit admirojnë bukurinë e hënës së plotë dhe shijojnë "kekun e hënës" si simbol i ribashkimit të familjes. Kështu, ky lloj keku është shndërruar në dhuratë me rastin e këtij festivali. "Keku i hënës" zakonisht është i rrumbullakët. Ai vishet me miell nga jashtë dhe nga brenda mbushet me vezë, mish, fruta ose çokollatë. Në ditët e sotme këtë kek e gjejmë në forma të ndryshme, si të rrumbullakët, katrore dhe në formën e luleve. Në Kinën e lashtë organizoheshin një sërë veprimtarish festive në këtë periudhë, ku njëra prej tyre është ceremonia e lutjes së hënës. Perandorët qysh në lashtësi e kishin traditë ceremoninë e lutjes së hënës në vjeshtë, gjithashtu edhe banorët e thjeshtë e festonin këtë ceremoni. Prandaj, aktiviteti i lutjes së hënës u shndërrua në festën e hënës. Pajtimi solemn u ndryshua në argëtim dhe gëzim. Deri më tani në vende të ndryshme të Kinës ende mbeten shumë relike si "Tempulli i adhurimit të hënës", "Kioska e adhurimit të hënës" dhe "Godina e adhurimit të hënës". "Tempulli i hënës" në Pekin u ndërtua për aktivitetin e lutjes së hënës nga familjet e perandorëve të Dinastisë Ming. Në vjeshtë, çdo familje nxjerr tavolinat në oborrin e shtëpisë, duke vendosur "kekun e hënës", shegë, xinxife etj. Me rastin e kësaj Feste të gjithë njerëzit ulen rreth tavolinës, hanë duke biseduar dhe duke shijuar bukurinë e hënës së plotë.
Por ky festival festohet edhe në South Korea Hong Kong Taiwan Malaysia Singapore Macau Vietnam Japan Thailand