Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “I Këndojmë Lirisë”

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “I Këndojmë Lirisë” eshte nje festival muzikor që zhvillohet periodikisht në Klinë, Kosovë. Ashtu si në çdo vit pas përfundimit të luftës, Klina dhe mbarë Kosova feston datëlindjet e komandantëve të Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare, të cilët ranë në fushën e nderit, ranë për të mos vdekur kurrë, u bënë vet këngë e liri që këndohet për atdhe e mëmëdhe.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Festivali Folklorik zënë fill më 5 e 6 qershor 2001 dhe mori formën zyrtare në vitin 2002, duke u vendosur në datat 6, 7 dhe 8 qershor.

Traditat për folklorin nga zonat e ndryshme shqiptare duke filluar nga Mitrovica, Prishtina, Peja, Prizreni, Gjilani, nga Presheva, Shkupi e Tetova, Shkodra, Kukësi, Puka, Tirana, Vlora e Gjirokastra, Çamëria e Ulqini ngrohen zemrat e qytetarëve me këngët e tyre folklorike të zonave të ndryshme nga trojet shqiptare.

Sot kërkohet në shqiptarizëm sikur se rilindësit që kërkoheshin të luftonin për gjuhën shqipe, për shkollën shqipe, sot kërkohet ta ruajmë këtë traditë, ta zhvillojmë këtë traditë, sepse popujt e vegjël nëse nuk dinë ta ruajnë traditën, gjuhën, zakonin, shkojnë dashur e pa dashur drejtë asimilimit. Si popull i vogël, jemi garniturë e popujve të mëdhenj, atëherë këtë meritë tonë dhe mençurinë tonë, këtu flitet për Shqipëri e për Kosovë, për shqiptarët e Malit të Zi, shqiptarët e Maqedonisë, si dhe kudo që ka shqiptarë, ne nuk mund ta quajmë Shqipërinë të rrethuar nga malazezët, serbët apo maqedonasit, por do ta quajmë Shqipërinë të rrethuar nga shqiptarët. Këta shqiptarë, dje luftuan me pushkë e penë për mëmëdheun, sot duhej luftuar me penë për mëmëdheun, duhej kultivuar e ruajtur vlerat kombëtare, në veçanti duhet pasuruar faqet e historisë me ngjarjet e ruajtura e të tkurrura nga folklori që deri dje na shërbyen dhe mësuam histori nga to. (libri “Kronikë Festivalesh”, faqe 157)

Rëndësi ka që shqiptarët përpiqen dhe mundohen që t’i ruajnë vlerat e folklorit burimor, të cilat i kanë trashëguar dhe këtij reflektohen në veprimtari të ndryshme të folkloristikës shqiptare, si në Festivalin e Gjirokastrës që është një medaljon, qoftë ajo e sazeve që mbahet në Korçë, ose ajo e këngës qytetare që mbahet në Elbasan, e Polifonisë që mbahet në Vlorë, apo vlerat që shpalosen për tri net me radhë në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë”, që mbahet në Klinë. Këto veprimtari janë të këndshme, sepse janë kuvende të mëdha ku mblidhen artistët, shpalosin vlerat e mirëfillta artistike, diskutojnë njëri me tjetrin se si t’i ruajnë, si t’i evidentojnë, si t’i hulumtojnë dhe si t’i sjellin vlerat më të spikatura në veprimtaritë e tyre folkloristike.

Çmimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Çmimi kryesor “Mujë Krasniqi”, vendi i dytë dhe i tretë:

  • Viti i parë – 2001

-Çmimi “Mujë Krasniqi” – këngëtarët Halit e Sinan Gashi nga Klina -Vendi i dytë – Rifat Berisha, këngëtar nga Peja -Vendi i tretë – Ramadan Krasniqi, këngëtar nga Malisheva

  • Viti i dytë – 2002

-Çmimi “Mujë Krasniqi” – Grupi polifonik “Bilbili” nga Vlora -Vendi i dytë – Behxhet Korpuzi dhe Mustaf Rama -Vendi i tretë – SHKA “Bajram Curri” nga Prishtina dhe Lekë e Gjokë Duhani nga Klina

  • Viti i tretë – 2003

-Çmimi “Mujë Krasniqi” – SHKA “Zëri i Shalës” nga Mitrovica -Vendi i dytë – SHKA Shotë Galica”, Drenas dhe SHKA “Jezerci”, Ferizaj -Vendi i tretë – Fatmir Berisha nga Klina dhe SHKA “Jusuf Gërvalla” nga Deçani

  • Viti i katërt – 2004

-Çmimi “Mujë Krasniqi” – Xymer Kryeziu, këngëtar -Vendi i dytë – Grupi nga Dardana dhe SHKA “Zëri i Shalës” nga Mitrovica -Vendi i tretë – Grupi rapsodik nga Klina dhe Grupi rapsodik nga Hasi i Shqipërisë

  • Viti i pestë – 2005

-Çmimi “Mujë Krasniqi” – SHKA “Shotë Galica” nga Drenasi -Vendi i dytë – SHKA “Valët e Liqenit”, Strugë dhe SHKA “Drenica” nga Skënderaj -Vendi i tretë – SHKA “Zëri i Shalës” nga Mitrovica

  • Viti i gjashtë – 2006

-Çmimi “Mujë Krasniqi” – SHKA “ Sharri” nga Hani i Elezit -Vendi i dytë – Trupa e Teatrit “Naser Kodra” nga Skënderaj -Vendi i tretë – SHKA “Dita” nga Shtimja

  • Viti i shtatë – 2007

-Çmimi “Mujë Krasniqi” – Ansambli Folklorik “Mirdita” nga Rrësheni -Vendi i dytë – SHKA “Shotë Galica” nga Drenasi -Vendi i tretë – SHKA “Zëri i Shalës” nga Mitrovica

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]