Jump to content

Financa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Financiarë)

Financa përfshin veprimtarin afariste që merret me para apo në të gatshme. Financat e kanë zanafillën e paraqitjes së prodhimit të marrëdhënieve të mallit apo të marrëdhënie mall-para. Nocioni “Financa” në tërësi përfshin të gjitha marrëdhëniet monetare apo ndryshme të gjitha transaksionet që shprehet në para.

Financa do të thotë ana monetare e secilës punë ekonomike si dhe ana monetare e të gjitha rrjedhave të ekonomisë.

Shprehja “financa” rrjedh nga fjala “kufi, fund, mbarim”. Prej kësaj fjale janë zhvilluar shprehjet latine mesjetare si: “finatio”, “financias”, “financia”, “pecunaria”, të cilët përdoren në kuptimin e pagimit në para. Fjala “FINANCA” është përdorur më vonë edhe në gjuhët tjera botërore si p.sh. Në Francë me emërtimin “LA FINANCA” që nënkupton punët monetare të individit.