Jump to content

Folklori muzikor i trevave të Elbasanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Folklori muzikor i Elbasanit.Gërshetohet me të gjitha llojet e muzikës folklorike, nga kënga homofonike, polifonike e deri te vallja e kënduar apo muzika instrumentale. Shtrirja gjeografike e zonës së Elbasanit, në dy anët e Shkumbinit, ndërpret dhe lidh të gjitha format muzikore, llojet me karakteristikat e tyre, nga homofonia te polifonia, nga pentatoni te diatoni dhe nga kromatikja tek harmonikja. Në zonën e Shpatit drejt Gramshit e Tomoricës mbizotëron polifonia me karakteristikat e hedhësit, pritësit e grupit të “isos”. Në këtë trevë polifonike shquhet grupimi i këngëve historike, ku u këndohet heronjve popullorë si Gjorg Golemit, Qorr Topuzit, Skënderbeut. Me interes janë këngët e hershme si “Tanë mori Tanë”, “Këngët e nizamit”, kënduar nga burrat, me subjekt nga luftërat për liri, me kumbime polifonike. Këngët e grave paraqiten më të thjeshta. Shpesh i gjejmë gojë më gojë, me karakter polifonik. Ritmet e përdorura, sidomos në këngëte kërcyera të grave, janë ato 3/8 ose 6/8. Me interes janë ritualet e dasmës shpatarake. Instrumentet e përdorura janë fyelli (kavalli) por dhe ungara (formë e Sharkisë), e cila është më se. 200-vjeçare. Zonë tjetër polifonike është dhe ajo e Shpatit II, III ku më pas vijohet në Gostimë, Shtërmen, Shalës, zonë që shkon drejt fushës së Dumresë, e cila fuqizohet në Belsh. Karakteristikat janë po ato të polifonisë së Shpatit, veçse me një ndryshim: melodia e marrësit është më e butë, me më shumë variacione, e pasur në elementë deklamativë. Polifonia është më e zhvilluar sidomos në këngët e grave. Belshi ka një tjetër veçori. Shquhet për vallete zhdërvjellta të burrave, që paraqeten me mjeshtëri nga kërcimtarët vendës. Zakonisht vallet kërcehen dyshe sipas traditës, por në një periudhë më të vonë dhe nga 2 ose 3 çifte. Vallet e grave janë më shumë të kënduarabdyshe ose në formë rrethi. Vallet e burrave shoqërohen me saze, gërnetë, qemane, mandoll dhe dajre. Dallohen për kërcimtarë, Dëshirani, Grekani por sidomos kryeqendra e Zona e tretë polifonike është ajo e Sulovës, Belsh. Lidhet me zonën e Myzeqesë dhe atë të Belshit. Ruhen të njëjtat Iinja të polifonisë te burrat e gratë. Ndryshon tematika e këngëve dhe valleve. Zona dallohet për larmi instrumentesh, nga fyelli, kavalli, lazanja, pipëzat e deri te krahu i shqiponjës, që është i hershëm.

Zonë tjetër folklorike është dhe ajo e Labinotit – Shmilit, e cila ndryshon rrënjësisht në të gjithë treguesit. Eshtë zonë homofonike, ku spikasin këngët e grave me rituale dasme, djepi, vaji, kurbeti. Këndohen të vetme ose në grup me një zë. Dhe burrat këndojnë vetëm, duke u shoqëruar në ndonjë rast dhe me fyell. Shoqërohen me orkestër që ka dy curle dhe një daulle. Vallet janë të rënda, në lëvizje dhe daullja është e rëndësishme, sepse mban ritmin e saj. Curlja e parë mban melodinë, e dyta avazin si shfaqje e isos. Është tipar lidhës midis polifonisě e homofonisë. Kjo zonë shkon drejt Librazhdit, Martaneshit e Dibrës. Zona folklorike e malësisë së Kërrabës, ka epiqendër Funarin, Korrën, Mollagjeshin dhe zbret në Bixëlle, Balës e Grykë e Zaranikës. Ka po ato karakteristika në kënge valle, si zona e Labinotit-Shmilit. Ruan variacionin e saj, sidomos në këngët e grave. Në zonën e fshatrave Bixëlle, Rrilë, Balëz, që janë më pranë qytetit, te këngët e burrave, vërehen derivate të atyre të qytetit. Melodia e tyre këndohet pa shumë ngjyrime, si në qytet, gjë që tregon lidhjen e këtyre zonave me qytetin. Bradasheshi përbën një zonë tjetër të Folklorit muzikor, që vijon në Papër e deri në kufijtë e zonës. Vërehen shenjat e para të polifonisë, sidomos në këngët e grave me iso, ndërsa vallet vijnë duke u zbutur dhe shoqërohen me orkestër. Janë të njohura vallet e Bradasheshit, që shquhen për meloditë e bukura, ritmet e atmosferën që krijojnë. Veçohet si zonë për valltarë virtuozë, interpretues të instrumenteve popullore: gërnetë, violinë, mandoll, dajre. Qyteti i Elbasanit qëndron si oazë, I rrethuar nga e gjithë kjo larmi folklorike muzikore. Këngët e qytetit shquhen për moshën, tematikën, melodinë, muzikalitetin. Rol parësor luan trashëgimia e këngëve popullore, si: Myzyri, M. Bodini , L. Vini. Këngët janë kënduar nga burrat dhe gratë. Gratë këndojnë butë e shoqërohen vetëm nga dajreja, ndërsa burrat këndojnë ashtu si gratë, por dhe me zë të lartë gjoksi. Në rastin e parë kënga është kënduar në rrethet e bektashinjve. Ka shumë këngë popullore qytetare që janë krijuar në këto ambiente. Është e rëndësishme, që këngët e qytetit të Elbasanit janë kënduar jashtë zonës e trevave të origjinës, gjë që dëshmon për vlerat e tyre morale, qytetare e artistike. Ceremonitë e ritet e dasmës. Ditës së Verës, janë krejt të veçanta dhe bëjnë pjesë në fondin e kulturës muzikore qytetare të Elbasanit. Me interes janë dhe vallet e kërcyera nga burrat dhe gratë. Karakteristika e qytetit në kërcimin e valleve popullore është se shumë prej tyre kërcehen çift, burrë e grua, përbën pasuri me vlera Kombëtare e të trashëguara në shekuj, së cilës shumë folkloristë, kompozitorë, etnografë, muzikologë e këngëtare iu përkushtuan dhe duke i sjellur shërbim të madhë të popullit e qytetit të Elbasanit.

Enciklopedia e Elbasanit

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]