Jump to content

Frrok Haxhia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Frrok haxhia)

Frrok Haxhia ka lindur në fshatin Gjegjan - Mirditë (pas çlirimit rrethi Puke) me 15 prill 1934 në një familje të varfër fshatare me traditë atdhetare. Nderron jete me 28 prill 2013 ne Lezhe. U rrit mes bejtarëve dhe rapsodëvë të krahinës dhe mrekullohej prej tyre. Filloi ti binte me mjeshtëri çiftelisë dhe sharkisë. Shumë shpejt, duke kënduar këngët për kreshnikët e luftrat dhe trimëritë shqiptarë në vitin 1950 filloi të shkruante dhe të këndontë vargjet e tija të para. Ishin rapsodet e vjetër të krahinës që mësuan dhe e edukuan me këngët e rapsodite burimore dhe interpretimin e tyre që i shërbyen Frrokut të fitonte dhe trashëgonte mënyrën e interpretimit, si te vajeve shqiptare të trevës veriore e më gjërë. Sot shumë krijime dhe vargje të tijë i gjen të përhapura që nga Shkodra, Kosovë, Maqedoni e më gjërë, deri atje ku jetojne dhe emigrantët shqiptarë. Frrok Haxhia, për më shumë se 45 vite ka bërë një jetë aktive në shërbim të artit dhe folklorit në veçanti. Gjatë kësaj karriere ka qënë dhe një mësues dhe përkrahës i mrekullueshëm për brezat e ardhshëm. Një nga arsyet që talentet e reja gjenin gjithnjë mbeshtetje tek ai ishte thjeshtësia, dashuria për njerzit dhe humori që e karakterizonte. Shquhej për aftësi improvizuese të çastit dhe bejte. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike që janë zhvilluar në Shqipëri dhe është vlerësuar "Laureat Festivali" çmimi më i lartë i festivalit që jepej aso kohe. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve deri ne fund te jetes se tij. Është vlersuar me çmime e medalje, vlerësime të tjera të larta si artist ndër vite si dhe urdhrin Naim Frasheri. Ka titullin e lartë "Artist i Merituar". Për merita të tjera të shquar shoqërore e artistike është urdhëruar "Qytetar Nderi" Fushë-Arrëz & "Qytetar Nderi" Puke si dhe "Krenaria Komunës Gjegjan" vëndlindjes së tijë. Prej vitesh ishte antar nderi i "Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë" në Athinë. Për Frrok Haxhinë kanë shkruar shume studiues e hulumtues në botimet e Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Kulturës Popullore dhe ish "Shtepise Qendrore te Krijmtarise Popullore" ku janë përfshirë dhe shumë nga krijime të tij në botime të veçanta shkencore.

Shumë nga krijimet e tija rapsodike dhe të interpretuara prej tij janë regjistruar ndër vite nga Radio Tirana, Shkodra, Korça, Kukësi dhe Televizioni Shqiptar, ku disa prej tyre ruhen sot në arkivat e tyre. Mbi 400 këngë të ngritura e të kënduara nga rapsodi F.H kanë lënë gjurmët e veta në jetën folkforike e artistike shqiptare ku disa prej tyre kane humbur dhe autorsine e tije duke u e emërtuar si këngë të popullit. Në vitin 1995 Shoqata Kulturore "Ismail Qemali" në Vlorë në shënjë respekti për artistin Frrok Haxhia i cili kishte filluar karrieren e tij ne qytetin e Pavarsise, i ka botuar një vëllim me krijime të F.H me titull "Gjaku i Arbërit Rrodhi si Krojet" nen kujdesin e kryetarit te saj zotit Bardhosh Gaqe.


Frrok Kol Haxhia Që në moshën 15 vjeçare, kur punonte si punëtor në sharrat e pyjeve të Pukës, nisi të këndonte para sharrëtarëve, të cilët punonin dimër e vere për realizimin e detyrave të kohës. Si talent i ri në fushën e krijimtarisë popullore, pa përtuar asnjëherë, ai shkonte në sektorë të pyjeve, të minierave e gjeologjisë, në sheshe të shkollave, duke argetuar malsoret me këngët krijuar prej tij, kushtuar heroizmit të heronjeve e punëtorëve, që punonin ditë e natë edhe në kushte të vështira. Këngët i këndonte me zërin e tij te kthjelltë, me fjalët që tingëllonin qartë, shoqëruar prej tij më çifteli. Frroku ishte nder te paktet Rapsod e kantautor qe aktivizohej në cdo aktivitetet kulturalo-artistike te madh apo te vogel që zhvilloheshin në zonë, në rreth, e në shkallë kombëtare e ndërkombëtar ku perfaqesonte rrethin e Pukes e me gjere. Kështu i kaloi mbi 65 vite jetë të vrullshme plot me krijime dhe aktivitete duke i shërbyer shoqërisë dhe atdheut. Në arkivin personal të rapsodit Frrok Haxhise, ka disa qindra këngë, prej të cilave janë botuar të plota apo fragmente të tyre 500, me më shumë se dhjetëmijë vargje. Arkivi ka shumë më tepër krijime e studime për traditat e Mirditës dhe Pukës gjatë viteve. Shume prej krimtarive te tij i gjen sot te botuara edhe ne veprat e ish Shtepise Qendrore te Krijmtarise Popullore. Tematika, përmbajtja, idetë dhe mesazhet e krijimtarisë së Frrok Haxhisë janë histori e gjallë në vargje e popullit shqiptar gjatë shekujve. Tematika kryesore e krijimtarisë së tij i kushtohet dashurisë së pakufishme për Atdheun, Lirinë e përparimin e vendit. Ngrenë lart ngjarje e figura të shquara si Skënderbeu, Luftëtarë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të Pejës, Kongresit të Manastirit; Çerçiz e Bajo Topullit, Kuvendit të Vlorës me plakun Ismail Qemali në krye; udhëheqësve të kryengritjeve popullore për Pavarësi si Idris Seferi, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Haxhi Zek Byberi; po edhe ata që luajtën rol në mbrojtjen e pavarësisë, Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Mihal Grameno, Selam Musaj, etj. Vend të posaçëm zënë ngjarjet madhore të LANÇL dhe figura luftëtarësh, heronj e dëshmorë të kësaj lufte titanike që çoi, edhe me ndihmën e aleatëve, në çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë. Për gjithë kohën që jetoi, ishte kronist i vëmendshëm që pasqyroi me vërtetësi ndryshimet e mëdha të kohës së pas luftës. Duke u kënduar heronjve të rinj si Sali Vatës, heroi i tuneleve, Shaban Gjokës ndërtues i hidrocentralëve, Met Delvinës që transportoi nga Durrësi gjeneratorin 120 tonësh nëpër rrugë të vështira për në Firëz; Ismet Sali Bruçajt që ra në krye të detyrës për zhvillimin e arsimit e të kulturës; Fuat Çelës, që edhe pse i vërbuar, ai mundi të arrijë të mësojë shkrim e këndim; njëmbëdhjetë minatorëve të Batër Martaneshit, që humbën jetën në luftë me natyrën, a po pesë kufitarët me oficerin Bardhok Dod Jakun që u ngrinë në dëborë në Bjeshkët e Namuna në kufi për mbrojtjen e atdheut; Llesh Pjetër Ndrekës që vritet në kufi në Jug të Shqipërisë e etj. dëshmojnë se Frrok Haxhia ka jetuar shpirtërisht me ngjarjet e rëndësishme të atdheut kudo nëpër Shqipëri. Nuk gjen ngjarje madhore, nuk ka figurë të rëndësishme të kohës, që të mos i ketë krijuar këngë e të mos këtë kënduar e shoqëruar me çifteli këtë krijimtari të pasur. Fryma patriotike, edukative dhe mobilizuese e rapsodive të Frrok Haxhisë shtrihet në mbarë trojet shqiptare, ku flitet shqip; edhe atje ku ka ende probleme kombëtare të pazgjidhura. Përmbajtja, idetë dhe mesazhet që burojnë prej këtyre krijimeve ua nxitë të interesuarve shpirtin drejtë veprimeve me çdo mjet për të fituar lirinë. Në një bashkëbisedim me politikanin Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, në Tetovë, shprehet:” Me bacën Frrok e kam mbarue shkollën, kam luftue edhe në Kosovë edhe në Maqedoni...Baca Frrok të njoh...që kur, mes këngëve të tjera, ke kendue edhe kangën “Xhevahir ka rritë Miridita”. Me këngën tjetër: ”Në piramidë e në llogore” në buzë... na janë vra shokët tanë, të cilët sot janë heronj e dëshmorë të lirisë. Në takimin tjetër në Athinë me Arvanitasin, studiuesin e lashtësisë së popullit tonë dhe popullit grek, Aristidh Kola më 1999, e falënderon për librin “Gjaku i Arbërit rrjedh si krojet” dhe shton:” Të bukura këngët dhe talenti juaj, më bëjnë që t`u njoh nga afër...Libri më dha kënaqësi të veçantë... U kënaqa shumë, kur djali juaj, Dritani, ma dhuroi”. Me këtë rast bëri edhe një takim me emigrantë, të cilëve ju drejtohet....” Ju të rinj e të reja/ nga gurra shqiptare, jeni krahu i shqiponjës krenare /Ju shohim si yje këtu në Athinë, /Jeni gurrë gjaku dhe palca e atdheut,/ Jeni gur themeli në kalanë e Skenderbeut”. Më tej: ”Amanet, amanet e keni prej lokës,/kur të gjeni vllaznitë tuej atje në fund të botës,/Atyre ju thoni se në atdheun tuaj rrnon mirësia,/ Ju pret Kosova, ju pret Shqipnia”. Krijimet kushtuar Kosovës dhe bijve të saj përbëjnë një pasuri të madhe, sepse problemet e saj kërkonin zgjidhje, prandaj u bënë temë e trajtuar shpesh dhe me thellësi mendimi dhe bukuri shpirtërore artistike. ...” UÇK-ja nuk lëshon troje,/Çdo ditë nanat lindin roje”....”Kur Kosova në barut kallët, /nuk vdes , po më shumë ngjallët”. Këngët përshkruajnë vuajtjet, torturat, por autori përqendrohet kryesisht në papërkulshmërinë e luftëtarëve dhe në optimizmin për një Kosovë të lirë e të pavarur. Humori dhe satira zënë vend të dukshëm në krijimtarinë e tij. Ai fshikullon vese negative të individëve e të shoqërisë që pengonin përparimin e gjithanshëm të vendit. Bëjnë apel edhe sot për shumë kohë poezi të tilla:”Nush Kaculi, burrë kazhul”.... “Zgjidhni ju sa janë të vërteta”. “Dasma e micave, loja e minjve”, “Kjo ish pra dëshmia e lopës”. “Pak nga të gjitha e të gjitha nga pak”....etj. Po shkëpus disa vargje nga : “Humor elektoral” “Do i shikoni punët e mia/...Dhe ilaçet ua çoj te shtëpia...”.. “ Ju shtoi pagat e pensionet/, ju ul taksat, ju heq racionet”... “Ju hap rrugën e makinës, ju jap pajisjet e kuzhinës /, Për transport me dalë në Pazar,/ Çdo fshatari i jap magjar,(!), / Shtrue asfalti nëpër letër/, Nga dy pllambë, pak kilometër,/ Janë shtrue rrugët me kalldrëm,/ Shtrohen në mëngjes, prishen n` aksham...Pyetni pra kush asht ma i miri, / Dreq i ati e ma dreq i biri... Një cikël këngësh u kushtohen përpjekjeve që bëheshin në luftën kundër mbeturinave të vjetra që pengonin përhapjen e normave e zakoneve të reja, si martesa me diferencë të madhe moshe, martesa me shkes; mbeturinat kanunore që e poshtëronin femrën. Në këtë grup hyjnë më se 30 këngë që i këndohet jetës, dashurisë njerëzore; fejesën midis djalit e vajzës e sheh me njohje, shoqëri, miqësi e dashuri në shkollë, në punë e kudo si një mrekulli për një jetë plot aktivitet, gëzim e përpjekje për të kaluar bashkë edhe vështirësitë e jetës. Dashurinë e quan të përjetshme si një nga krijesat më të përsosura të jetës njerëzore, pa të cilën jeta nuk do të kishte kuptim. Po me një ngjyrim të ri ai i këndon martesës, lindjes së fëmijës si kusht themelor për vazhdimin e jetës; bashkëjetesës midis etërve e bijve; kritikon zakonet e vjetra që bënin shpenzime të mëdha për dasma e vdekje etj. Mund të thuhet se Frrok Haxhia si një bard popullor i ka kënduar me shpirt, me një konceptim bashkëkohor, por edhe me ngjyrim figurativ, gjithë jetës familjare, shoqërore e politike të kohës që jetoi. Ai ishte e mbeti një nga bardët më në zë të gjysmës së dytë të shekullit njëzet. xxx Frrok Haxhia ishte dhe është një artist i kompletuar. Atë, kushdo që e ka njohur, e përfytyron një burrë me pamje fizike të hijshme, të veshur me rroba tradicionale të krahinës, me kësulën e bardhë, me xhamadan të kuq si zemra e tij, me tirq të bardhë si shpirti i tij krijues dhe, bashkë me këto, me çiftelinë gdhendur prej dru mani, të bukur jo vetëm nga pamja; tingulli tiskë i saj sikur ushton luginave e ngjitet në majat e bjeshkëve; atë e mban ngjitur afër gjoksit, sikur të ishte pjesë e rëndësishme e qenies së tij, në vargjet që këndon a reciton, dallon qartë e saktë çdo tingull e fjalë. Ato i japin kushtrim për atdhe; herë herë edhe dhimbje e qëndresë. Dhe telat, si dy sy, derdhin lot çurg mbi faqet, vjuzhga-vjuzhga si të një nënë të mërzitur e të plakur nga dhimbja e thellë e pritja e gjatë e të birit pa jetë që mund t`ia sillnin në një kuti. Po jeta vazhdon e tej dëgjohet zëri i fuqishëm që ushton e freskon ajrin, shpërndanë retë, kthjellon qiellin, kur tingëllon këndshëm: lindi një fëmi. Atëherë telat marrin vrull e lajmërojnë për gëzim e hare se jeta vazhdon pa ndërprerë. Krijuesi e këngëtari Frrok Haxhia, duke shoqëruar krijimet e veta me kompozim si ai, e ngrenë peshë edhe shpirtin e plakut, shpirtin e rinisë, shpirtin fëmijës, shpirtin e të gjitha moshave, sikur i thonë me një zë: ”Të lumtë goja, o Frrok Haxhia, Paç kujt me ia lënë shpirtin e krijimit, o burrë i dheut...”. Xxx Krijimtaria e begatë e Frrok Haxhisë është vlerësuar nga më shumë se 100 personalitete të shkencës e të artit, të historisë e të kulturës më në zë të gjysmës së dytë të shekullit njëzet. Shkrimtari i madh Dritëro Agolli, në një intervistë më 2009, ka thënë:” Frrok Haxhia ka zënë një vend në kulturën kombëtare shqiptare, i ka shkrirë të gjithë elementet, jo vetëm të një krahine, ku janë legjendat,...Bjeshkët e Namuna, ku janë kullat, ku janë bijtë që kanë luftuar me shpatë, me ç` kishin për të mbrojtur këtë vend për ta parë vendin e tij në paqe e gëzime”. Akademiku, Profesor Dr. Mark Tirta, etnolog, thekson:” Kënga popullore si art bëhet nga njerëz me talent, të përkushtuar, që përbëjnë elitën, fisnikërinë e këtij arti. Një princ, një patriark i madhërishëm i këngës popullore me çifteli dhe me krijimtari shumë të pasur, është padyshim Frrok Haxhia, që për afro 65 vite krijon e këndon në këtë fushë të artit.....që vijon “një traditë popullore që udhëtoi nëpër shekuj, por atë e ngriti në një lartësi të re si art, si ide, si forcë ndikuese në mendje e zemër të shqiptarëve, në atdhetarizëm, në përparimin social e kulturor që edhe koha e sotme e kërkon...”. Kritiku i artit, Profesor Dr. Josif Papagjoni, (nga Saranda) vë në dukje:...” (Frrokut) vargu, kënga i buronte, sepse është pjesë e qenies së tij, fibër e shpirtit, patos emocional...kronikan...që me vargje e këngë me çiftelinë e tij frynte e gjëmonte historia, shfaqeshin e përshfaqeshin portretet legjendare të Skebdserbeut, ...deri te partizani i vogël Met Hasa (Hero i Popullit), që më 1944 ra për çlirimin e Pukës nga pushtuesit gjermanë....dhjetëra e dhjetëra njerëz të punës e të pushkës, të dijes vinin natyrshëm, shpreheshin, identifikoheshin...kur dilnin në skenë at e bir (Tonin i vogël), shkaktonte te publiku një kënaqësi të veçantë, e shoqëruar me simpati, admirim , dashuri, gjerë në habi...ishte mbrujtur si rapsod epik, veç zemra e tij është prekur po aq edhe nga dashuria e pastër...”. Doktor i Kulturës Popullore Shqiptare, Bardhosh Gaçe, Kryetar i Shoqërisë Kulturire “Ismail Qemali”, Vlorë është i pari që përzgjidhi 95 rapsodi nga krijimtaria e Frrok Haxhisë dhe i ka botuar me titull: ”Gjaku i Arbërit rrjedh në kroje”, më një parathënie që e vlerëson krijimtarinë e tij me nota të larta, si një nga krijimet më të mira e gjithë trojeve shqiptare në Ballkan. I janë bërë me qindra vlersime e mirnjohje të merituara krijimtarisë artistike të Frrok Haxhisë, si artist i rralle i kulturës popullore shqiptare. Ja disa prej tyre: Prof. Dr.Afërdita Onuzi, Drejtoreshë e Institutit të Kulturës Popullore, Prof. Dr. Agron Fico; Artistët e Popullit Reshat Arbana, Luftar Pajo, Ndue Shyti, Artist i Popullit e Nderi i Kombit, Mjeshtrat e Mëdhenj, Zhani Ciko e Gjokë Beci; Shkrimtarë dhe poetë si Xhevahir Spahiu, Agim Shehu, Fadil Kraja, Zhuljana Jorgangji ; Gazetarë dhe botues të ndryshëm si Mevlud Buci, , Ilir Buçpapa, Nuri Dragoi, Gezim Voda; po kështu edhe një numër i madh gazetarë e rapsodë nga mbarë Shqipëria, që nga Tropoja, Malësia e Madhe, Vlora, Përmeti, Hasi, Kuksi, Dibra; dëgjues të shumtë brenda e jashtë Shqipërisë e vlerësojnë Frrok Haxhinë si krijues i veçantë me vlera të pasura që bëjnë pjesë në thesarin e kulturës popullore shqiptare. Tabani ku u lind e u rrit Frrok Haxhia është i shëndetshëm në fushën e rapsodisë. Gjyshi i tij, Nikollë Shurbi ishte këngëtar i njohur në Mirditë dhe mjeshtër i ndërtimit të çiftelive; gjyshja Bardhe Shurbi ishte e mirënjohur si vajtore; babai Kolë Haxhia ishte kuventar e hokator i dëgjuar. Me qenien e Frrokut u ngjizen pikërisht zgjuarsia, talentët që buronin nga gjyshi, gjyshja, babai. U rrit midis kuvendit të burrave, zërit të këngëtarëve të njohur. Mjedisi shoqëror i kohës e thërriste cilindo, me çfarë kishte të veçantë, të merrte pjesë në betejën e madhe të kohës së shndërrimeve ekonomike e sociale. Një nga këta të veçantë ishte edhe Frrok Haxhia, i cili, punonjësve që bënin transformime rrënjësore të jetës, u këndoi me shpirt, u dha atyre një qetesi e ushqim shpirtëror, çka ishte i nevojshëm si ushqimi material. Kështu mori udhë krijimtaria e tij që doli nga kullat, nga odat e sofrat e burrave, në tubimet e mëdha , në sheshet fshatrave, të shkollave, në zona te thella e rrethe, por edhe në festivale kombëtare e ndërkombëtare. Spektatorët e shumtë bënin përzgjedhje midis qindra talenteve, ngrinte lart më të mirët. Padyshim një nga më të mirët ishte edhe Frrok Haxhia. Ai është njëkohësisht bashkëthemelues i Ansamblit Puka dhe Laureat qe ne FFK te parin. Ka marre pjesë po ashtu me Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore Kombëtare jashtë Shqipërisë si në Francë, Turqi, Austri, SHBA. Ka qenë drejtues i pare dhe krijuesi i Shtëpisë Kulturës në Gjegjan, Drejtor i Pallatit të Kulturës në Fushë-Arrëz; ishte bashkëthemelues i Ansamblit Popullor Puka që për shumë vite rrezatoi kulturë e qytetërim bashkëkohor. Vepra e tij krijuese e intërpretuese gjithnjë është vlerësuar edhe nga institucione të kohës. Është shpallur disa here Laureat i FFK, (Titull më i lartë që jepej në aktivitetet folkorike kombetare); me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit parë dhe titullin “ Artist i Merituar”; është shpallur “Qytetar Nderi” i Bashkisë Fushë-Arrëz e i Bashkisë Pukë dhe “Krenaria e Komunës Gjegjan”; “Anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore të Emigrantëve Shqiptar në Athinë”; “Anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore Klinë (Kosovë). Ka qene Anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise qe ne vitet 70'si dhe bashkepunetor i Perhershem i Shtepise Qendrore te Krijmtarise Popullore. Gjate gjithe jetes se tij ka qene dhe korespondent i faqes Kulturore te disa gazetave te kohes, si Bashkimi, Puna, Zeri i Popullit, Drita dhe i Revistes Nentori, etj. Shumë studiues e botues në hulumtimet e Akademisë së Shkëncave, e Institutit i Kulturës Popullore dhe ish Shtëpia Qendrore e Krijimtarisë Popullore janë përfshirë shumë nga krijimet në botime shkencore. Janë inçizuar nga Radio Tirana, Shkodra, Kukësi, Vlora, TV shqiptar, TV Prishtina, TV Tetova, Tv. Ulqini dhe disa prej tyre ruhen edhe sot në botime të veçanta shkencore. Në vitin 1966, Shoqëria Kulturore “Ismail Qemali” Vlorë, në shenjë respekti për rapsodin Frrok Haxhia, ka botuar librin e parë me titull: “Gjaku i Arbërit rrjedh në kroje” ku përfshihen 95 rapsodi, të shoqëruara me një parathënie që e vlerëson me nota të larta, shkruar nga Dr. Bardhosh Gaçe. Janë botuar gjithashtu libra:” Frrok Haxhia, Princi i Rapsodisë Shqiptare”, më 2012,(monografi) nga historiani Mark Mesuli; “Frrok Haxhia, ky bard i folklorit shqiptar, botuar në Prishtinë më 2016 nga stuiuesi i kulturës popullore Ismet Krasniqi Lala. Nga TV Shqiptar është përgatitur dhe transmetuar me qindra here dokumentari me titull: “A je Frrok Haxhia”?