Jump to content

Gegërishtja jugore

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gegerishtja jugor)

Gegërishtja jugore është një nëndialekt i gegërishtes i cili shtrihet në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe në Maqedoninë e veriut perëndimore.

Për gegërishten jugore është për t’u theksuar se gjate kohëve ka ecur përkrah me mbare te folmet e toskërishtes sodomos me te folmet veriore te saj; kështu grupet e vjetra kl, gl, kanë përfunduar ne, gj (qaj, gjuni); emrat mashkullore qe mbarojnë me diftong (thua, krua), kur shquhen, ndryshe nga të folmet e skajit verior, nuk e nxjerrin n-en me të cilën ka mbaruar dikur tema (ftue-ftoj, krue-kroj) ; disa funksione te paskajores gege kryhen nga lidhorja ose nga paskajorja e tipit për te punuar: sun ta presisi, kam për t vojt ke i mik etj. Është me interes te vihet ne dukje se nëndialekti i gegërishtes jugore, ashtu si me disa decori veçohet nga gegërishtja verior e: nekoj ‘‘rekoj’’, derr, mendjes, ngrohem, cati, gjem ‘‘gjemb’’, patate, presh ose pras, dyzet etj., te clave ne gegërishten veriore u përgjigjen përkatësisht fjalëve: gjëmoj, thi, natje dhe sabah, xêhem, pullaz, mlo : j dhe kulm, fe: r rose the: rr, kërtolla ose kompir, purri, katerdhet etj.