Jump to content

Gjeografia e Palaut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjeografia e Palausë)

Ishujt më të rëndësishëm të Palau-t janë Angaur, Babeldaob, Koror, dhe Peleliu, të cilët ndodhen në të njëjtën barrierë. Rreth dy të tretat e popullsisë jetojnë në Koror. Në veri të këtyre ishujve ndodhet ishulli i vogël i Kayangel i krijuar nga koralet ndërsa në perëndim të grupit kryesor gjendet ishulli gati i papopulluar i Gurit (70 banorë). Një grup i largët prej 6 ishujsh të quajtur Ishujt Jug-Perëndimor ndodhen 600 km nga grupi kryesor i ishujve dhe janë pjesë e Palau-t.

Palau ka një klimë tropikale gjatë gjithë vitit me një temperaturë mesatare prej 27 °C. Rreshjet vazhdojnë gjatë gjithë vitit në formën e shiut me një mesatare vjetore prej 3800 mm. Lagështia mesatare është 82 % dhe edhe pse shiu bie më shumë nga korriku deri në shtator në këtë përudhë ka shumë diell. Tornadot janë të rralla sepse Palau ndodhet jashtë zonës së Tornadove.