Jump to content

Gjiri i Meksikës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjiri i Meksikës
Cantarell

Gjiri i Meksikës (anglisht: Gulf of Mexico, spanjollisht: Golfo de México) është një det margjinal i oqeanit Atlantik dhe si pjesë e detit mesdhetar amerikane është përafërisht krejt i rrethuar nga Amerika Veriore.

Në bregdetin verior dhe verior-perëndimor shtrihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës (të cilat janë Florida, Alabama, Mississippi, Louisiana dhe Texas), kurse në pjesën jug-perendimore dhe jugore shtrihet Meksika (shtetet meksikane janë Tamaulipas, Veracruz, Tabasco, Campeche, Yucatán und Quintana Roo). Në jug-lindje gjiri kufizohet me Kubën. Ai lidhet me rrugën detare te Floridës, që ndodhet mes SHBA-ve dhe Kubës, me oqeanin Atlantik dhe me rrugën detare të Yucatán, mes Meksikës dhe Kubës, me detin e Karaibeve. Temperatura e ujit gjatë verës arrin deri ne 30 °C, kurse gjatë dimrit deri ne 25 °C. Kjo shpjegohet me faktin se Gjiri gati tërësisht ndodhet në zonën tropikale.

Sipërfaqja e gjirit është gjithsej 1.550.000 km². Në gjirin çdo vit krijohen rryma tropikale (uragane) të cilët marrin shumë jetë njerëzish.