Gorgias
Gorgias, nxënës i Empedolkit nga i cili e mësoi retorikën, është nga Leontium i Sicilisë dhe sipas disave jetoi 108-109 vjet. Njihet bashkë me Protagorën, si njëri nga sofistët e parë dhe më të njohurit në historinë e filozofisë. Në Athinë erdhi në moshën gjashtëdhjetë vjeçare me urdhër të qytetit të vet si ambasador. Në një fjalim të mbajtur para Kuvendit Popullor, ariti të bind athinasit ta ndihmojnë kundër Sirakuzës. Vdiq në vitin 374 p.e.s. në Larisë.
« Fjala është despot i plotfuqishëm » pat thënë Gorgias në një fjalim tjetër të vetin në Athinë. Për të, arti i të folurit dhe manipulimit janë « çelësi i pushtetit politik ». Thënia e tij se : Gojëtari ka mundësinë e të folurit që të gjithëve pa dallim dhe mbi çdo pyetje, në atë mënyrë që në prani të turmës të jetë më bindës se çdokush tjetër ». Të këtilla deklarime ngjallën bujë në Athinë dhe njëherit ndihmuan që retorika, pra arti për të bindur, të pajiset me petk famëkeq. Sulmet më të « egra » erdhën nga Sokrati dhe nxënësi i tij Platoni në Dialogun e tij sa bënë që edhe sot fjala sofist të ketë domethënie fyese. Për Platonin, sofistët, e nderonin (çmonin) më shum të mundshmen se sa të vërtetën, kjo është e pajelueshme. Por, edhe pa Platonin, retorika, vendin e ka në në mes të lejueshmes dhe përçmimit. Ajo lindi krysisht si pasojë e nevojës dhe e dëshirës për mbisundim politik dhe për të bindur gjykatësit gjatë një procesi gjyqësor.
Gorgias dhe sofizmi në përgjithësi mbrojnë « tezën e të fortit ». Për ta, drejtësia është çpikje e të dobtive që e përqafojnë një masë e madhe, të cytur nga friga se mos vallë do të pësojnë nga të fortit. Për sofistët drejtësia është forcë dhe lejohet të përdoret për epërsim...
Përfundimet kryesore dhe më të dalluara të Gorgias janë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- a. E vërteta nuk egziston ;
- b. Qenia nuk egziston e « nëse diçka egziston, është qenia ose jo-qenia, ose njëherit qenia dhe jo-qenia. » ;
- c. « Edhe nëse diç egziston, njeriu nuk mund ta dalloj e as ta spjegoj ».
Gorgias, nxënës më të famshëm pati Isokratin, që u bë njëri ndër gojëtarët më të njohur të Athinës por që njëherit u sulmua shum ashpër nga Plutarku « se kaloi një të nëntën e jetës se vet për të shkruar një fjalim ».