Hongjian-8

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga HJ-8)
HJ-8L në ekran.

HJ-8 ose Hongjian-8 ("Shigjeta e kuqe"). HJ-8 është raketë antitanke e gjeneratës së dytë e prodhuar nga NORINCO dhe në përdorim nga Ushtria Çlirimtare e Popullit e Republikës Popullore të Kinës që nga fundi i viteve '80. Ajo zëvendësoi raketën antitanke të gjeneratës së parë, HJ-73. Është raketë e ngjashme dhe përdoret për të njëjta detyra luftarake si TOW, prodhim i SHBA.

Raketa përshkruhet si e lëshuar nga tubi, me shënjim optik dhe e drejtuar me kabëll. Raketa ka rreze të gjatë veprimi, është e paisur me lëndë eksplozive të fuqishme dhe mund të penetrojë blind me trashësi deri në 1000 mm. Versioni më i fundit i kësaj rakete, HJ-8E, u mor në përdorim nga ushtria kineze në mes të viteve '90. Mendohet se ky version ka cilësi luftarake më të mira se shumë nga armët e ngjashme të prodhimit perëndimor, si për shembull MILAN e prodhuar nga Franca + Gjermania.

Cilësitë luftarake të armës janë shumë të ngjashme me ato të TOW të prodhimit të SHBA dhe arma konsiderohet si e saktë dhe me besueshmëri të lartë. Versioni HJ-8E ka një rreze veprimi deri në 4000 m. Është arma standarde antitank në përdorim nga ushtria kineze në helikopterët WZ-10, Mi-17, dhe Gazelle.

Gjatë konfliktit mes Izraelit dhe Libanit në vitin 2006, forcat e Hezbollahut i shkaktuan dëme të mëdha forcave tankiste izraelite. Disa raketa të kapura trofe nga forcat izraelite dukeshin të ishin HJ-8. Disa burime pretendojnë se armët e kapura nuk janë prodhime origjinale, por kopje iraniane të raketës së prodhimit pakistanez, Baktar-Shikan. Baktar-Shikan është kopja pakistaneze e HJ-8 e prodhuar me licencë nga Pakistani.

Me datë 4 dhjetor 2006, gazeta Shekulli njoftoi se Shqipëria zotëron një sasi raketash HJ-8 të blera në vitin 1995. Nga artikulli nuk del i qartë numri i raketave. Oficerët shqiptarë u stërvitën në Kinë për përdorimin e këtyre raketave gjatë vitit 1994. Sipas artikullit, këto raketa kishin skaduar. Ka mundësi që autori i shkrimit ka ngatërruar kohën e skadimit me periudhën e kontrollit dhe të mirëmbajtjes periodike të armës.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]