Jump to content

Havana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Havanna)
Havana
Pamje nga Havana
Pamje nga Havana
Popullsia
 • Gjithsej(2.013) 2,106,146
Emri i banorëvehabanero
{{{postal_code_type}}}
10xxx-19xxx

Havana (spanjisht: La Habana) është kryeqytet i Republikës së Kubas.

Havana ndodhet në pjesën perëndimore të bregdetit verior të ishullit. Në vitin 1974 kishte 1,849 milion banorë dhe së bashku me Mariono, Guanabacoa dhe ndër tjera para vendbanime tjera, Gran Habana në vitin 1972 kishte 2,346 milion banorë. Në pjesën qendrore të qytetit janë ngritur anë vendbanimi në hapësira të gjëra, me ndërtesa të larta, me vende dëfrimi të mëdha dhe promenada të gjëra si dhe parqe me vegjetacion tropikal. Nuk ka anë të veçuara pasanike (Favelas, Barris). Kështjellat del Morro dhe e la Paunta janë pjesë përbërëse e sistemit mbrojtës të ndërtuar që nga koha e spanjollëve (shek. XVII) në hyrje të portit detar. Pastaj godinat që gjenden bri gjirit të portit, të quajtura Fortaleza de la Cabańa(shk. XIX) dhe pranë Plaza Carlos Nabuel Céspedes, ish pallati i ri i guvernatorit (1733 deri 1792), sot, shtëpia e këshillit dhe kështjella de la Fuerza (1538-44) dhe katedralja nga shek. XVII/XVIII.

Havana ka hyrjen detare natyrore më të mirë në Karibi në gjirin e Havanës (23km2) me një gjerësi prej vetëm 200 metrash. Nëpër këtë grykë hynë e dalin, për më se 70% e mallrave të importuara dhe rreth 30% të atyre të eksporteve të Kubës. Pjesa më e madhe e industrisë së Kubës është e përqendruar në Havanë. Ndërsa si qendër kulturore e vendit, havana ka qendrën e universitetit të themeluar më 1728, e që llogaritet të ketë mbi 50 000 studentë. Përpos saj ka edhe qendra tjera edukimi dhe kërkimeve si dhe Akademinë e Shkencave Natyrore, teatrin, Sifonin-Orkestrën, Baletin kombëtar, Muze, Biblioteka, Kopshtin botanik dhe ndër tjera dhe selinë e bishopit katolik.

Po ashtu si qyteti është edhe qendër e komunikacionit ajrorë, për këtë përkujdeset aeroporti ndërkombëtar i quajtur "Jose Marti".

Sot, Havana me 2,1 milion banorë është qyteti më i madh në Karibi.

Havana u themelua më 1515 nga detari D. de Velásquez në bregdetin jugorë ishullit. Më 1519, qyteti u bartë në vendin ku gjendet sot dhe më 1552 doli si kryeqytet para qytetit Santiago de Cuba. Më kalimin e kohës u zhvillua si një ndër qendrat më të rëndësishme të tregtisë dhe zbarkim-ngarkimit spanjollë në Indin perëndimore.


Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Karaibeve është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë.