Jump to content

Një grua nga Tirana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Një grua nga Tirana" Roman me Autore Helena Kadare. Shtëpia botuese Onufri. Faqet e librit 210. ISBN 99927-45-13-4

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” qe mbushur me djemtë e vajzat e Fakultetit të Inxhinierisë, që po zbrisnin nga godina e rektoratit. Asaj iu kujtua vetja kur ishte si ato dhe kishte bërë dashuri për herë të parë. ROMANI "Një grua nga Tirana" Ky roman është nisur në Tiranë dhe ,me distanc kohe , është mbaruar në Paris.Ai vjen prej një metropoli ku shkruhet arti i madh ,por ku nuk mungojnë në përmasa të dukshme as dështimet dhe eksperimentet letrare boshe. Kush ndodhet mes të mëdhenjve dhe boshllëkut, shpesh rrezikon qoftë dhe për modë ta shpartallojë veten. Helena vjen perseri si një ledi serioze, ajo e ka ruajtur individualitetin e saj dhe kjo është prapë merita e parë e një artisti.Ajo është zhvilluar brenda këtij individualtiteti dhe kjo është prapë merita shquese e një artisti. Helena Kadare është autore që e ka dashur gjithmonë klasiken , klasiken që plekset pa bujë me modernen . Në këtë kahje e shohë edhe zhvillimin që ka arritur, ajo ka ecur drejt një kultivimi qelizor të prozës.Është një përpjekje për të faktozuar të gjithë elementet e romanit dhe për të arritur, mundësisht faqe për faqe, një estetizim total të tekstit.Asnjë shkrimtar nuk e di se deri ku të çon rruga e zgjedhur,por nuk është e vështirë të kuptohet se sa dhe cfarë investon ai në këtë rrugë . Te "Një grua nga Tirana" autoria ka investuar pa rezerva , por edhe pa u ngutur . Si një shkrimtare e sensit, një sens i lindur dhe më pas i mprehur vazhdimisht , duket sikur edhe rrëfimin që ja ka besuar më tepër intuitës , edhe dialogun që ja ka besuar më tepër situatës, edhe përshkrimin e koloritin e spikatur qytetar ,pikat e saj më të forta , çka ja ka besuar posaçërisht talentit, herë-herë i ka kaluar nëpër atë vizoren e shkallëzuar ,që me kohë t'i jep kultura e asimiluar dhe përvoja prej artisti, me dëshirën e mirë që edhe nëse diçka mungon , të paktën asgjë të mos jetë e tepërt. Ma merr mendja se ajo lojë e imtë dhe e mundimshme me fjalën ,që për shumëkënd mund të ketë kaluar pa vërejtur, është njëra prej betejave të fituara në këtë akt të gjatë artistike. Por nëse ky roman i ka marrë autores më shumë energji nga sa ka pandehur, dhe nëse ndoshta ende s'ia ka kthyer kënaqësinë që meriton, kjo është edhe punë e djallit. Nganjëherë, më duket se qyshkur është dëbuar në fillim prej viseve qiellore, djalli ka rënë në tokën tonë e ka mbetur midis nesh. Dhe kjo do të thotë se ne prapë duhet të ruhemi, sepse vërtet njerëzit tani mund të qeshin e të qajnë për vete, por ata prishen njëlloj kur harrojnë të gëzojnë për të tjerët. Në këtë Tiranën tonë, sic e kam thënë prapë, ose flitet pa lexuar, ose lexohet e nuk flitet. E prej këtu nis edhe një lëçitje tjetër e "Një gruaje nga Tirana", romani më i ri i prozës më të pjekur të Helena Kadaresë.