Hernia diskale lumbare
Hernia diskale lumbare është një problem që shqetëson një pjesë të gjerë të popullsisë. Zona që më së tepërmi i ekspozohet peshës dhe që vuan më shumë është ajo e belit (lumbare).
Çfarë është hernia diskale e belit ?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Midis çdo dy kockave të shtyllës kurrizore gjendet një lëndë absorbuese e peshës, e cila bën shpërndarjen e peshës në mënyrë të barabartë në trup. Kjo lëndë quhet disk dhe pikërisht shtytja e kësaj pjese dhe dalja nga vendi duke krijuar presion mbi palcën kurrizore shkakton të ashtuquajturën hernia diskale. Disku ka trashësi 4–6 mm dhe gjithashtu pengon edhe fërkimin e kockace të shtyllës kurrizore.
A ka lidhje çdo lloj dhimbje beli me hernien diskale ?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dhimbjet e belit mund të shkaktohen si nga hernia diskale ashtu edhe nga sëmundje që prekin sistemin muskulo-skeletar (sëmundjet e kockave apo muskujve të asaj zone), nga ngushtimet në kanalin e palcës së kurrizit apo edhe nga tumoret e kësaj palce. Madje edhe thjesht qëndrimi në pozicion të gabuar gjatë punës apo gjumit mund të shkaktojë dhimbje të belit. Megjithatë problemi mund të jetë i lehtë sa mund të kurohet me ilaçe, apo i tillë që mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Prandaj është mirë që në këto raste të merret parasysh këshilla e specialistit.
Kur ndodh ?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1) Nëse ngrini pesha të rënda ose pas ndonjë rënieje apo rrëshqitjeje.
- 2) Gjatë pleqërisë si pasoj e dobësimit të disqeve.
- 3) Nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone (sforcimi).
- 4) Dobësia e muskujve dhe pesha e rëndë trupore.
Simptomat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tek hernia diskale lumbare zakonisht shenja e parë është dhimbja e belit. Bashkë me këtë dhimbja mund të shpërndahet edhe nëpër të dyja ose njërën kofshë apo këmbë deri tek gishti i madh. Këtu futen edhe shqetësimet e nervit shiatik. Sidomos kur hernia ka ndodhur tek niveli L5 apo S1. Këto shqetësime mund të jenë të lehta ose aq sa të ndikojnë rënd në jetën e përditshme të pacientit. Sipas nivelit apo gradës ku ka ndodhur hernia mund të vihen re edhe humbje fuqie apo mpirje të ekstremiteteve të poshtme. Në rastet ku palca e kurrizit është ndikuar rëndë pacienti mund të vuajë edhe nga mos parandalimi i urinimit dhe jashtëqitjes. Gjatë qëndrimit në këmbë për kohë të gjatë, kollitjes apo ngritjes së ndonjë peshe të rëndë dhimbja shtohet. Mund të vihen re edhe ndryshime refleksesh të asaj zone si refleksi i akilit apo patelës.
Diagnoza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Së pari këshillohet një vizitë e saktë neurologjike e bërë nga mjeku specialist. Në kohën tonë Rezonanca Manjetike është një nga aparturat më të mira për zbulimin dhe gradën e hernias diskale. Krahas këtij aparati edhe skaneri apo mjelografia mund të ndihmojnë në diagnostikim. Porse rezonanca duhet të jetë primare pasi nuk është invazive dhe ka pamje më të qarta pa radiacion. Klinika (simptomat) dhe rezonanca janë shpesh herë të mjaftueshëm megjithatë për diagnostikimin diferencial të shtypjes së nervit periferik edhe EMG-ja (elektromjelografia) duhet bërë.
Kurimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fazën e parë në të shumtën e rasteve këshillohet pushim fizik dhe kura me ilaçe (qetësues antiinflamator dhe antispazmotik të muskujve). Gjatë dhimbjeve të lehta këshillohet që personi të largohet nga sforcimet e belit, nga veprime gjimnastikore të kësaj zone dhe përdorimi i një shtrati ortopedik (shtrat i fortë), nëse ka mundësi. Nëse ka mundësi edhe fizioterapia (hidroterapia, masazhi etj.) mund të jenë të dobishëm. Porse tek ata që nuk bëjnë dobi ilaçet (dhimbjet ende vazhdojnë) apo diagnostikohen me rezonancë, mund të kenë nevojë për operacion. Pra operacioni duhet lënë për në fund, përveç disa rasteve kur është urgjent pët tu kryer. Emri i operacionit quhet diskektomi dhe ka disa teknika të ndryshme. Këto operacione i kryen neurokirurgu.