Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 2 (Botim i vitit 2002).)

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 2. Rilindja Kombëtare. Vitet 30 të shek. XIX - 1912. Autori: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Shtëpia botuese: "Toena". Viti: 2002, faqet e librit 604. ISBN 99927-1-623-1

Në vëllimin e dytë të "Historia e popullit shqiptar", lexuesit do të përballen me ngjarje të reja nën sundimin osman.

Në këtë vëllim ata do të njihen me lëvizjet kulturore dhe ideore të mendimtarëve të Rilindjes. Përpjekjet e tyre për të krijuar një alfabet shqiptar, përhapjen e arsimit dhe mbrujtjen e ndjenjave dhe identitetit kombëtar. Në këtë periudhë, lexuesit do të njihen me veprën e vëllezërve Frashëri, Kostandin Kristoforidhit, Naum Veqilharxhit etj.

Një rëndësi ë veçantë i është kushtuar Lidhjes së Prizrenit dhe luftës së saj të pandërprerë për mbrojtjen e trojeve kombëtare nga vendimet e padrejta te Kongresit të Berlinit. Lidhja nuk zhvilloi thjesht një veprimtari luftarake, por gjithashtu politike, diplomatike, arsimore dhe ideore. Ajo zgjeroi organet e saj vendimmarrëse në të gjitha trevat shqiptare. Lufta e saj nuk u drejtua vetëm kundër Portës së Lartë, por edhe kundër ushtrive serbe, malazeze, greke dhe atyre të Fuqive të Mëdha.

Pas shtypjes së Lidhjes, lufta për liri vazhdon akoma më tej duke u dendësuar në lëvizjet për autonomi në fillim të viteve 1900 dhe duke u kurorëzuar me shpalljen e pavarësiosë më 28 nëntor 1912.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]