Humbja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Humbja" (Der Verlust) është një roman nga autori gjerman Siegfried Lenz. Vepra u shfaq për herë të parë në vitin 1981 dhe bën fjalë për humbjen e aftësisë së të folurit të protagonistit Ulrich Martens. Gjithashtu një histori dashurie plot emocion.

Kopertina e librit "Humbja" (gjermanisht)

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ulrich Martens punon si shoqërues turistësh gjatë guidave në qytet. Gjatë një shëtitjeje ai nuk ndihet mirë dhe e ndërpret atë.

Partnerja e Ulrich, Nora Fechner, është punonjëse në bibliotekën e qytetit. Në momentin që ajo po kontrollonte disa kartela në shtëpi, në derën e saj troket qeradhënësja e saj, Zonja Grant. Ndërkohë që Nora po i largonte asaj një lëkurë të dale nga gishti, në shtëpi shfaqet Uli. Ai i tregon Norës se sa keq po ndjehej. Gjendja e Ulit përkeqësohet dhe papritur ai nuk mund të flasë më. Nora shqetësohet, ndërkohë që Zonja Grant thërret ambulancën. Zonja Grant hamendëson se Uli pësoi një infarkt në tru. Pasi Uli u shtrohet në spital, Nora shkon te vëllai i tij, Franku. Ky i fundit është piktor dhe Nora i sjell një nga pikturat e veta, të cilën Uli ja kishte dhuruar asaj. Por ajo mendon, se nuk mund ta pranojë këtë pikturë. Ajo informon Frankun për gjendjen shëndetësore të vëllait të tij. Franku tonditet dhe i tregon Norës, që ai dhe Uli nuk kanë kontakt që prej 16 vjetësh. Uli e shihte vëllain e tij gjithmonë si një konkurent dhe Franku ishte martuar me gruan, me të cilën Uli dëshironte të martohej. Ai i lutet Norës, që të vazhdojë ta informojë mbi shëndetin e Ulit. Zonja Grant i sjell Ulit gjërat e nevojshme në klinikë, por ky zhgënjehet me faktin që ja solli Zonja Grant dhe jo Nora. Doktori i Ulit, Dr. Nicolai, dyshon se Uli vuan nga një formë e afazisë. Uli ndjen se askush nuk e kupton dhe ndihet i izoluar. Kur vëllai i tij shfaqet aty, Uli i shmanget dhe qan me dënesë. Franku mbetet pa fjalë. Dr. Nicolai e porosit Zonjën Grant, se Nora duhet të vijë ta vizitojë Ulin sa më shpejt të jetë e mundur. Që prej shtrimit të Ulit në klinikë, Zonja Grant e mbështet Norën me çdo gjë. Një ditë ajo e mori Norën me vete te një vizitë te familja Beutin. Djali i tyre, Herberti, është zhdukur që prej disa ditësh. Herberti është një ish-nxënës i Zonjës Grant, e cila ndërkohë është drejtoreshë shkolle. Në bibliotekën ku punon, Nora lexon shumë libra mbi temën Gjuha dhe Të folurit. Pas punës ajo viziton prindërit e saj, të cilëve pas 30 vjetësh u është marrë banesa dhe prandaj vendos të shpërngulet tek ata. Dr. Nicolai përpiqet që Uli të komunikojë nëpërmjet letrave të shënimeve, por kjo nuk funksionon gjithmonë. Ulit i vijnë për vizitë kolegët e tij. Franku i shkruan një letër vëllait të tij, të cilën e lexon vetë Dr. Nicolai dhe një infermiere, pas së cilës, doktori vendos që Uli të marrë vetëm atë vizitë, të cilën e dëshiron kaq shumë. Dr. Nicolai viziton Norën, e cila ndërkohë është kthyer në banesën e saj, për t’i sjellë asaj letra nga Uli. Pak kohë më vonë, Nora dhe Zonja Grant informohen se Herbert Beutin është gjendur i vdekur. Ai ishte mbytur. Më pas Nora merr një telefonatë nga Franku, i cili i lutet asaj të marrë një pako në shtëpinë e tij dhe ta çojë te Uli. Nora vendos të shkojë ta vizitojë Ulin, por ajo e gjen dhomën e tij bosh.

Uli është arratisur nga klinika dhe është kthyer në shtëpinë e tij. Ai përpiqet më kot të kontaktojë me Norën. Në bibliotekë, një kolge e Norës e informon atë se Nora është te prindërit e saj. Pas kësaj, Uli shkon te prindërit e Norës, por ajo nuk është më aty, kështu Uli vendos të rikthehet nëklinikë. Rrugës për në klinikë, Ulit i duket se po sheh Norën duke shkuar në stadium me një burrë të panjohur. Uli e ndjek, por sapo e kuptoi që nuk bëhej fjalë për Norën, ai del nga stadium dhe humb ndërgjegjen. Ndërkohë Nora takon Frankun dhe e shoqëron atë në shtëpi, ku njeh dhe gruan e tij, Hilden. Hilde i tregon Norës, se Uli ndihej gjithmonë i mashtruar dhe prandaj e kishte ndërprerë kontaktin me ta. Nora kthehet në shtëpi, sepse mendon që Uli do ta kërkojë atje. Kur Uli erdhi në vete, u kujdes një polic për të dhe e merr te kabina e rojës. Por aty, ai humb përsëri ndjenjat dhe dërgohet menjëherë në klinikë.

Nora e viziton Ulin në klinikë dhe i thotë se do të dëshironte shumë të jetonte në një shtëpi me të. Uli gëzohet, sepse ai kishte pasur gjithmonë frikë, se mos Nora e braktiste. Megjithatë ai i shkruan, se nuk do mëshirë. Nora kupton se Uli është i huaj për veten dhe nuk mund të luftojë kundër tij.

Personazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjithë personazhet e kësaj vepre janë përshkruar në një mënyrë minimaliste në gjithçka, që ato bëjnë, mendojnë apo thonë. Kjo është diçka e qëllimshme e autorit, për tu dhënë mundësi lexuesve për interpretime të ndryshme. Ulrich dhe Nora janë figurat kryesore, mbi të cilët përqendrohet dhe vëmendja e lexuesit gjatë leximit të këtij libri. Nora shfaqet si një grua paksa misterioze, mendimet e së cilës nuk shprehen qartazi. Ҫdo gjë, që ajo mendon dhe ndërmerr është e padepërtueshme dhe mund të interpretohet në shumë mënyra. E njëjta gjë ndodh dhe me Ulin, por në një mënyrë më të ndryshme. Përshkrimet dhe shprehjet janë tepër të shkurtra, dhe në këtë mënyrë mbetet gjithçka e hapur. Autori nuk del në përfundime, ai ja lë këtë detyrë lexuesit.

Gjithashtu dhe të gjithë personazhet e tjerë si : Franku dhe Hilde (vëllai i Ulit dhe gruaja e tij), Zonja Grant (qeradhënësja e Norës) dhe Dr. Nicolai mbeten në hije të historisë, edhe pse luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e saj.

Botimet dhe përkthimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Humbja” nga Siegfried Lenz është botuar për herë të parë në vitin 1981 nga shtëpia botuese Hoffman und Campe. Një ribotim doli në treg pas katër vitesh, nga dtv. Ky libër nuk është përkthyer ende në gjuhën shqipe.

Adaptimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Film[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ZDF ka mbyllur një marrëveshje me Hoffmann und Verlag Campe në përshtatjen në film të tre veprave nga Siegfried Lenz. Një nga këto është dhe “Humbja”.

Shkruar dhe drejtuar nga Thomas Berger, ndërsa në rolet kryesore do të luajnë Ina Weisse, Heino Ferch, Margarita Broich dhe Fritzi Haberlandt.

Xhirimet janë kryer në tetor 2013 në Hamburg dhe Romo. Hamburger Produktion Network Movie e ka prodhuar filmin për ZDF "film televiziv i javës". Prodhuesit janë Jutta Lieck-Klenke dhe Dietrich Kluge, ndërsa përgjegjës për editorialin në ZDF është Daniel Blum.

Lidhje interneti në gjuhën gjermane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]