Ideologjia
Nocioni ideologji për herë të parë është përforuru në veprat e filozofëve - enciklopedist francez. Nocioni "ideolog" është zbuluar dhe për herë të parë është përdorur nga ana e filozofit francez, Desti de Trasi[1] .
Sociologët funksionalist e përcaktojnë si sistem të ideve dhe besimeve të cilat ofrojnë orientimin për të kuptuar realitetin dhe veprimtarinë shoqërore. Marksisitet e kuptojnë si vetëdije të shtrembëruar dhe të rrejshme e cila shërben për fshehjen e dominimit klasorë të borgjezisë. Mëndimtarët konservatorë e paraqesin atë si sistem të mbyllur dhe represiv të menduarit. Koncepti i ideologjisë në vetën e vet përfshinë së pari vlerat e jetës së përbashkët, vlerësim të qenieve politike dhe veprime ndaj bindjeve apo botëkuptimeve dhe anatemizim të tjerëve. Përfshinë shprehjen e interesave të grupeve dhe akteve social të caktuar (klasët, lëvizjet, kombet)si dhe insistimin që në ato interesa të sigurohet mbisundimi në sistemin politik.Ideologjia është “mësim mbi ide” . Idetë rrjedhin si sensacion. Në mësimet e De Tracys paraqiten katër faktorë të cilët edhe sot cekën në definim të konceptit “ideologji”:
- Sistemi i shpjegimit të botës,
- Program i veprimit,
- Veprim publik për realizimin e programit, dhe
- Manifestimi i rrolit të posaçëm të individit.
1-FJALA-Ideologji politike:-> Sistem koherent idesh qe jep bazen per veprimin politik te organizuar , me qellim ruajtjen , ndryshimin , ose permbysjen e sistemit eksiztues te marredhenieve te pushtetit.
TE GJITHA IDOLOGJITE:
(a)Pershkruajne sistemin ekzistues, (b)Modelojne te ardhmen e deshiruar, (c)Tregojne si mund dhe si duhet te behen ndryshimi politik.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet e të dhanunave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Andrew Heywood, Politika, Dukagjini 2008, ISBN 978-9951-424-16-5 faqe 40
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |