Igor Stravinski
Igor Fyodorovich Stravinsky (rus: Игорь Фёдорович Стравинский, shqiptoje: Igor Fjodoroviç Stravinski, * 17 qershor 1882 në Lomonosov, Rusi – † 6 prill 1971 në Nju Jork Siti) ishte një kompozitor, pianist dhe dirigjent rus, i njohur anembanë si një nga kompozitorët më të rëndësishëm dhe më ndikues të muzikës së shekullit të 20-të.[1][2][3] Ai ishte shembulli më i qartë i një kozmopolitani rus, i cili u emërua nga revista Time si një nga 100 njerëzit më ndikues të shekullit.[4] Ai u bë një qytetar i natyralizuar amerikan më 1946. Përveç njohjes që pati si kompozitor, ai gjithashtu arriti famë si pianist dhe si një dirigjent, që shfaqej i tillë shpesh në premierat e punëve të tij.
Karriera kompozuese e Stravinskit qe e shquar për larminë e stilit të saj. Ai për herë të parë arriti famë ndërkombëtare me tre pjesë baleti të ngarkuara nga impresario (financues dhe organizues i shfaqjeve muzikore) Sergei Diaghilev, balerinat ruse të të cilit performuan : Zogu i zjarrtë (1910), Petrushka (1911/1947), dhe Riti i Pranverës (1913). Riti i Pranverës, premiera e së cilës provokoi një trazira dhe grindje, transformoi mënyrën si kompozitorët e ardhshëm mendonin për strukturën ritmike dhe gjithashtu qe përgjegjëse për reputacionin e përhershëm të Stravinskit si revolucionar muzikor, që shtyn kufijtë e dezinjimit muzikor.
Pas kësaj etape të parë ruse, Stravinski ktheu kokën nga neoklasicizmi në vitet 1920. Punët e kësaj periudhe kishin për qëllim përdorimin e formave tradicionale muzikore (concerto grosso, fugue, simfonia) dhe këto pjesë shpesh ishin si përkujtim i mjeshtrave më të hershëm të muzikës si J. S. Bach dhe Tchaikovsky.
Në vitet 1950 ai adaptoi proçedurat seriale, duke përdorur teknika të reja të ndryshme nga ato të 20 vjetëve të fundit. Kompozimet e Stravinskit në këtë periudhë kanë të njëjtat karakteristika me ato të mëparshmet: energji ritmike, ndërtimi i ideve melodike vetëm nga dy ose tre nota dhe qartësia e formës, instrumentimit dhe e shprehjes.
Ai gjithashtu publikoi disa libra gjatë karrierës së tij, pothuajse gjithmonë me ndihmën e një bashkëpunuesi, që ndonjëherë nuk kreditohet. Në autobiografinë e tij në vitin 1936, Kronikat e Jetës Time, i shkruar me ndihmën e Walter Nouvel, Stravinski përfshiu thënien e tij famëkeqe se "muzika është, në natyrën e saj të vërtetë, plotësisht e pafuqishme për të shprehur diçka."[5] Në 1939-1940, bashkë me Alexis Roland-Manuel dhe Pierre Souvtchinsky ai shkroi për Universitetin Harvard Charles Eliot Norton Lectures, kopjet e së cilës fillimisht u shpërndanë në frengjisht e pastaj mbledhur nën titullin (Poétique musicale) në 1942 (përkthyer në 1947 si Poetics of Music).[6] Disa intervista në të cilat kompozitori foli me Robert Craft u publikuan si Biseda me Igor Stravinsky.[7] Ata bashkëpunuan në pesë vëllime të tjera në dekadën që erdhi.
Biografia në Rusi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stravinski u lind më 1882 në Oranienbaum (riemërtuar Lomonosov në 1948), Rusi dhe u rrit në Shën Petersburg. Fëmijëria e tij, kujton ai në autobiografinë e vet, ishte e trazuar: "Unë kurrë nuk isha përreth ndonjërit që kishte ndonjë pëlqim për mua."[8] Babai i tij, Fjodor Stravinski, ishte një këngëtar basi në Teatrin Marinski në Shën Petersburg,[9] dhe i riu Stravinski filloi mësimet e pianos dhe më vonë studioi teorinë e muzikës dhe tentoi të bënte disa kompozime. Në 1890, Stravinski pa një performancë të Çajkovskit, pjesën e baletit E Bukura e Fjetur në Teatrin Marinski; performanca, që qe hera e parë që ky kishte parë një pjesë orkestrale, e mahniti atë.[10] Kur ishte katërmbëdhjetë vjeç, ai kishte mjeshtëruar Koncertin në G minor të Mendelsonit dhe vitin tjetër, ai përfundoi një reduktim të pianos të një nga kuarteteve të fijes të Aleksander Glazunov.[11]
Pavarësisht nga entuziazmi i tij për muzikën, prindërit e tij donin që ai të bëhej avokat. Stravinski u regjistrua në Universitetin e Shën Petersburgut për të studiuar ligjin në 1901, por nuk mund të përshtatej me të, duke shkuar në më pak se pesëdhjetë orë mësimi në plot katër vjet.[12] Kur i ati vdiq në 1902, ai kishte filluar të shpenzonte më shumë kohë me studimet e tij muzikore. Për shkak të mbylljes së universitetit në pranverën e 1905, pas të Dielës së Përgjakshme, Stravinski u ndalua të merrte provime përfundimtare të juridikut dhe mori vetëm diplomë për gjysmën e kursit.[9] Më pas, ai u përqendrua në muzikë. Me këshillën e Nikolaj Rimski-Korsakov, një nga kompozitorët më të mirë të kohës, ai vendosi mos t’i futet Konservatorit të Shën Petersburgut; në vend të kësaj, në 1905, ai filloi të marrë mësime dy herë në javë prej Rimski-Korsakov, që u bë si një baba i dytë për të.[12] Këto mësime i vazhdoi deri në 1908.
Në 1905 ai u fejua me kushërirën e tij Katerina Nosenko, të cilën e kishte njohur qysh nga fëmijëria e hershme. Ata u martuan në 23 janar 1906 dhe dy fëmijët e tyre të parë, Fjodor dhe Ludmila, u lindën respektivisht në 1907 dhe 1908.
Në 1909, pjesa e tij Feu d'artifice (Fishekzjarret), u performua në Shën Petersburg, ku u dëgjua nga Sergei Diaghilev, drejtori i Balerinave Ruse në Paris. Diaghilev u impresionua dhe kështu e ngarkoi Stravinskin të kryejë disa pjesë orkestrale dhe pastaj të kompzojë një pjesë të plotë baleti, Zogu i zjarrtë.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Page 2006; Théodore and Denise Stravinsky 2004, vii.
- ^ Anonymous 1940.
- ^ Cohen 2004, 30.
- ^ Glass 1998 [1].
- ^ Stravinsky 1936, 91–92.
- ^ Emrat e bashkëpunuesve të pakredituar jepen në Walsh (2001).
- ^ Stravinsky and Craft 1959.
- ^ Stravinsky 1936, quoted in Dubal 2001, 564
- ^ a b Walsh 2001.
- ^ Dubal, 564.
- ^ Glazunov, gjithsesi, mendoi pak për aftësitë kompozuese të Stravinskit, duke e quajtur jomuzikor (Dubal 2001, 564).
- ^ a b Dubal 2001, 565.