Jump to content

Improvizimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Improvizim)

Improvizimi (it. improvviso) është akti i përshtatjes ndaj rrethanave të paparashikuara dhe spontane, duke vepruar në mënyra të shpikura aty-për-aty.

Fjala improvizim është shpërndarë nëpërmes italishtes, por nësë kërkojmë zanafillën e vërtetë, ajo vjen nga latinishtja, im-pro-visus si fjalë mohuese dhe pro-videre që do të thotë "parashikim" "të parashikosh". Si fjalë që rrjedhin nga kjo janë Vizion dhe Provizion. Në gjuhën e folur, improvizimi sjellë në pah përdorimin aftësive kreative pët të zgjedhur një problem apo çështje në çastin e duhur.

Improvizimi gjatë bisedës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aftësia improvizuese është një parakusht i rëndësishëm për të punësuarit në media, siç janë moderatorët e programëve të drejtëpërdrajta televizive apo radiofonike, sepse, vetëm atëherë kur moderatori posedon aftësitë e tilla mund të përmirësojë gabimet e shfaqura gjatë transmetimit dhe të reagojë në mënyrë të pavërejtur nga shikuësit. Improvizimi është elementi shumë i kërkuar në këtë lëmi.

Improvizimi në vallëzim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Improvizimi në vallëzim zbatohet në raste kur vallëtari:

  • harron stilin e kërcimit
  • vallëzon pa një formë të paracaktuar
  • vazhdon vallëzimin (pas një gabimi) me lëvizje të paparashikuara

Improvizimi në teatër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një pjesë themelore e artistikës është edhe improvizmi, ky përdorët shumëfish në një inskenim, me qëllim që fillimi i një prezantimi t'i afrohet më shumë besueshmërisë dhe mënyrës së aktrimit. Përveç asajë, ka pasur dhe ka forma të përseritura teatrale të cilat sjellin improvizimin në sytë e publikut. Nga ana tjetër kemi edhe teatrin improvizues (shpesh i njohur si improv) i cili dita-ditës fiton në shumë në kuptim dhe popullaritet.