Infrazëri
Infrazëri është përcaktuar nga Instituti i Standardeve Kombëtare amerikane si "zë në frekuenca më pak se 20 Hz". Veshi është organi kryesor për të ndjerë infrazërin, por në intenzitet më të larte është e mundur të ndihen dridhjet e infrazerit në pjesë të ndryshme të trupit.
Testi i dëgjimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një studim ka sugjeruar se infrazëri mund të shkaktojë ndjenjën e frikës tek njerëzit. Gjithashtu thuhet se pasi ajo nuk perceptohet me vetëdije, mund të bëjë njerëzit të ndjehen paksa se ngjarjet e çuditshme apo të mbinatyrshme janë duke u zhvilluar. Infrazëri mund të ndikoj ne sistemin nervor, dhe çregullim gjumi. Kafshët kanë qenë të njohura për të perceptuar valët infrasonike që kalojnë nëpër tokë nga fatkeqësitë natyrore dhe mund të përdorin këto si një paralajmërim të hershëm. Një shembull i kohëve të fundit i kësaj është tërmeti dhe cunami ne Oqeanin Indian, viti 2004. Kafshët janë raportuar të largohen para se cunami aktualisht të godiste brigjet e Azisë. Nuk dihet me siguri se ky është shkaku. Disa kanë sugjeruar se ajo mund të ketë qenë ndikimi i valëve elektromagnetike, dhe jo i valëve infrasonike, që bëri këto kafshë për të ikur.
Ultrazëri dhe Infrazëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fëmijët mund të dëgjojnë disa herë më mprehtë sesa të rriturit, sepse tek njerëzit ultrazëri ka lidhje me moshën, ndërsa sapër botën shtazore shumë insekte kanë dëgjim të mirë, dhe shumica e tyre janë insekte nate.
Balena duke përfshirë edhe delfinët, mund të dëgjojnë me ultrazë dhe të përdorin tingujt e tilla në sistemin e tyre të lundrimit për tu orientuar dhe per të kapur gjahun e tyre.