Inxhinieria gjenetike
Inxhinieria gjenetike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për inxhinierine gjenetike ekzistojnë edhe disa terma të tjera, të cilat mund të përdoren për përshkrimin e teknologjisë së tillë, duke përfshirë manipulimin me gjene, klonimin e gjeneve, teknologjinë rekombinonte të ADN, modifikimin gjenetik edhe gjenetikën e re.
Në tërësi e thënë, manipulimi gjenetik shfrytëzohet në :
- hulumtimet bazike të strukturës dhe të funksionit të gjeneve,
- prodhimin e proteinave të dobishme me metoda të reja,
- krijimin e bimëve dhe të shtazëve transgjenike,
- diagnozën dhe tretmanin mjekësor.
Klonimi nënkupton fitimin e grupit të qelizave gjenetikisht identike ose të organizmit të tërë. Kështu, mund të klonohet një qelizë e izoluar nga populacioni i qelizave, dhe fitohet kloni, përkatësisht bashkësia e qelizave identike.
Izolimi i acideve nukleike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekzistojnë tri kërkesa themelore për izolimin e acideve nukleike :
- a) Hapja e qelizave në mostër për t`i ekspozue acidet nukleike për procesim të mëtutjeshëm,
- b) Separimin (veçimin) e acideve nukleike nga komponentët e tjera të qelizës,
- c) Fitimin e acideve nukleike në formën e pastër.
Hibridizimi i acideve nukleike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duhet theksuar se hibridizimi i acideve nukleike mund të përdoret si metodë zbuluese me ndjeshmëri të jashtëzakonshme, e cila është e aftë të veçojë sekuencat specifike të ADN nga përzierja komplekse.
Së pari sekuenca e pastër një zinxhirore shënohet 32P dhe përdoret si provë. Prova para se të përdoret denaturohet, ashtu që zinxhirët e saj zakonisht fiksohen për membrana mbështetëse të ndërtuar prej nitrocelulozës ose najloni dhe janë të lirë për qiftëzim të bazave të tyre në mënyrë komplementare me bazat e ADN që hulumtohet. Hibridizimi bartet jashtë në enë ose në tubin e plastik në 65-68 °C për disa orë, për të lejuar të krijohet hibridizimi. Provat e pahibridizuar më pastaj shpërlahen dhe shalla e hibridizimit mund të monitorohet si vlerësim i mostrës në spektrofotometër ose në autoradiogram, ku mostra i ekspozohet rrezatimit X në film.
Elektrofereza gel
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Acidet nukleike janë polianjonike në pH neutral, d.m.th ato bartin ngarkesë negative të shumëfishtë. Kjo nënkutpon që molekulat do të migrojnë në drejtim të elektrodës pozitive, kur vendosen në një fushë elektrike. Mostra mbahet në ngjyrën shenuese(kaltër). Acidi nukleik në gel zakonisht vizualizohet me ngjyrë interkalare (ultravjollcë). Acidi nukleik paraqitet në formë të shiritave ngjyrë portokalli, i cili mund të fotografohet dhe kështu mundësohet dallimi i tij.
Endonukleazat restriksionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë baktere, kanë enzime endonukleazat restriksionale, të cilat katalizojnë hidrolizën e lidhjeve fosfodiesterike brenda molekulave dyzinxhirore të ADN.
Shumica e enzimeve restriksionale, ndërkaq i ndërprejnë dy zinxhirët e ADN në distancë 2-4 nukleotide, ashtu që anët e fragmenteve të fituara mbesin njëzinxhirore dhe quhen anë ngjitëse. Me hidrolizë të ADN me enzime restriksionale dhe me lidhjen e zinxhirit me ligazë të ADN (ligazim) mund cilido fragment i ADN të instalohet në gjenomin autoreplikativ, e më pastaj të bëhet shumimi shumëherë i pakufizuar i tij.
Plazmidët si vektorë për klonim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Plazmidet Janë molekula të vogla rrethore apo cirkulare të ADN dyzinxhirore të cilat natyrisht gjenden në baktere dhe në qeilza të tharmit, ndërsa replikohen pavarësisht nga gjenomi i tyre. Ato shpesh përmbajnë disa gjene shumë të rëndësishme për bakterin, siq janë gjenet të cilat sigorojnë rezistencën në antibiotik.
Vektori tipik plazmid përmban :
- 1) Fillesën replikative e cila mundëson replikimin e ADN plazmide
- 2) Së paku një gjen, i cili siguron rezistencën e qelizës së nikoqiri në antibiotik, kështu që qelizat në të cilat është bartur mund të dallohen nga tjera sipas ndjeshmërisë në antibiotikun e dhëne,
- 3) Vendet restriktive, prania të cilave mundëson që fragmenti i hulumtuar i ADN, i fituar me ndihmën e një endonkukleaze restriktive, gjithashtu mund lehtë të instalohet në ADN plazmide.