Jump to content

iOS 8

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ios 8)

iOS 8 është versioni i tetë i IOS, sistemit operativ mobil projektuar nga Apple, si pasardhëse e iOS 7. Ajo u publikua më 2 qershor 2014 dhe doli ne treg më 17 shtator , 2014. Që nga 11 maj 2015, iOS 8 është instaluar në 82% të pajisjeve të përputhshme Apple.

Aplikacioni "The photos" përmban më shumë mjete për editimin e fotove. Tani mundesohet rrotullimi i fotografive në dy kahje, nga akrepat e orës dhe në te kundërt të tyre . Për më tepër, përdoruesit mund të vendosni shkëlqimin e dëshiruar dhe ngjyra për fotot. Kamera tani përmban një timer për kameren e përparme , i cili mund të vendoset nga 3 deri 10 sekonda. Mund të bëni "time-laps".

Qendra e njoftimeve është ri-dizajnuar, dhe ka vetem dy seksione. iOS 7 kishte 3 seksione të njoftimeve ( të sotshmet, të gjitha, të humburat).
Kemi butonin "clear" i cili fshin të gjitha njoftimet, ky buton ështe zmadhuar që të jetë më i dukshëm. Perdoruesi tani mund t'i kthejë mesazhet apo edhe të bëjë thirrje thjeshtë duke rrëshqitur mbi njoftimin kur të shfaqet.

Tek mesazhet përdoruesi mund të dërgojë mesazhe me zë dhe video mesazhe duke mbajtur shtypur butonin "record". Tani përdoruesit mund të emërojnë një bisedë, ta tregojnë vendodhjen e tij dhe t'i kthejnë mesazhet në "do not disturb mode" (shqip:. mos më shqetëso). Gjithashtu ka një opsion që mesazhet të fshihen automatikisht pas një viti.

iOS 8 përfshin një parashikim të asaj cfarë shkruajmë dhe quhet "Quicktype". Ky opsion mund të kontrollohet dhe bëhet aktiv vetem kur ne dëshirojmë.

Ne opsionin Familja, pordoruesi mund të ftoj 5 persona si pjestar të familjës. Pjestarët mund të marrin aplikacione muzikë, filma dhe libra duke përdorur një kredit karte të vetme. Gjithashu mund të sinkronizojnë foto, ngjarje në kalendar dhe vendodhjet e tyre.

Pajisjët Shtëpiake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Homekit" ështe një lloj database që lejon projektuesin të prodhoje software me anë të se cilave ai është i aftë qe përmes telefonit t'i kontrollojë aparaturat shtëpiake.

Opsioni Spotlight ështe i integruar me një numer të madh shërbimesh të cillat mund të kryhen ne web. Përdoruesi mund të kerkoj duke përdorur Wikipedia, Bing, ose Google. Spotlight gjithashtu shërben për të kërkuar lajmet, lokalet afer, orarin e filmave, motin.

Një studim i bëre tregon se aplikacionet bllokohen gjat testimit të tyre për rreth 1.6 perqind më shumë se në iOS 7. Gjithashtu gjenden disa probleme të parregulluara në Bluetooth, Wi-fi, dhe disa probleme me baterinë, por pritet që të rregullohen në një të ardhme shumë të shpejtë

Më datë 9 mars 2015, iOS 8.2 doli në treg. Shumë përdorues shumica e të cilëve nga Azia, tregonin se kishin probleme pas marrjes se versionit 8.2. Probleme ato qe lidheshin me mos shfaqjen e karaktevereve neper lojra. Shumë projektus të lojërave ishin të shqetësuar për shkaktarin e mundëshem të këtij problemi. Problemi më vonë u gjet dhe u zgjidh.

Me datë 27 maj 2015 një problem serioz u shfaq papritur ku shkaktoi bllokimin e pajisjes dhe marrjen e mesazheve me përmbajtje të rendë. Ky ishte një lloj virusi i cili u bllokonte paisjen personave te cilët mernin atë mesazh.

Paisjet të cilat punojnë në versionin iOS 8

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këtu keni një listë të të gjitha paisjeve të cilat suportojnë versionin iOS 8.

iPhone: iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5C, iPhone 5S, iPhone 6, iPhone 6 Plus

iPod Touch: iPod Touch (5th generation)

iPad:

iPad 2 Wi-Fi only
iPad 2 Wi-Fi+3G GSM
iPad 2 Wi-Fi+3G CDMA
iPad (3rd generation) Wi-Fi only
iPad (3rd generation) Wi-Fi+4G (LTE) (AT&T/global version)
iPad (3rd generation) Wi-Fi+4G (LTE) (Verizon version)
iPad (4th generation) Wi-Fi only
iPad (4th generation) Wi-Fi+4G (LTE) (AT&T/global version)
iPad (4th generation) Wi-Fi+4G (LTE) (Verizon version)
iPad Air Wi-Fi only
iPad Air Wi-Fi+4G (LTE) (AT&T/global version)
iPad Air Wi-Fi+4G (LTE) (Verizon version)
iPad Air 2 Wi-Fi only
iPad Air 2 Wi-Fi+4G (LTE) (AT&T/global version)
iPad Air 2 Wi-Fi+4G (LTE) (Verizon version)

iPad Mini

iPad Mini (1st generation) Wi-Fi only
iPad Mini (1st generation) Wi-Fi+4G (LTE)
iPad Mini 2 Wi-Fi only
iPad Mini 2 Wi-Fi+4G (LTE)
iPad Mini 3 Wi-Fi only
iPad Mini 3 Wi-Fi+4G (LTE)

Apple TV

Apple TV (3rd generation)
Apple TV (3rd generation Revision A)

Referime nga https://www.apple.com/ios/