Jonxhë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Alfalfa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky është emri me i përshtatshëm qe mund ti gjendej kësaj bime, te jashtezakonshme dhe qe vjen nga fjala arabe "al-fal-fa" babai i te gjith ushqimeve. Ajo njihet edhe me emrin bari mjeksor apo bar spanjoll, dhe permban te gjitha llojet e vitaminave dhe mineraleve te nevojshem per te jetuar. Jonxha është një nga bimët foragjere me të rëndësishme e cila zë një % të lartë në sipërfaqet e mbjella me jonxhe. Jonxha ka një rendiment të lartë e cila shkon deri në 200 kv/ha bar të thatë ose e barabartë me 100 – 150 njësi ushqimore. Vlerat e jonxhës qëndrojnë në faktin se është një ushqim mjaft i parapëlqyer për bagëtinë (kryesisht gjedhët) pasi ka vlera të larta proteinike. Bari i saj është i pasur me proteina, përmban aminoacide, është i pasur me vitamina dhe lëndë minerale. Nga studimet e bëra rezulton se bari i njomë përmban mesatarisht këto lëndë ushqyes: 20.3% proteinë, 1.8 yndyrë,  43.2% lëndë energjetike të energjetike të paazotuara (l.e.p.a) 22.9% celulozë dhe Hi 9.3%. Ndërsa bari i thatë përmban 17.4% proteinë, 1.4% yndyrë, 45.2% l.e.p.a, 27%, celulozë dhe Hi 8.5%.Në varësi të kohës së kositjes dhe teknologjisë së tharjes bari i thatë dhe ai i njomë ka përmbajtje të ndryshme të proteinave. Bari i jonxhës është i pasur me një sërë vitaminash të cilin e bëjnë atë tepër të rëndësishëm për blegtorinë, ndër të cilat mund të përmendim: vitaminën A, B1, B2, D, E, K, C. Për këtë arsye jonxha është një bimë me vlera shumë të larta për blegtorinë, shtuar këtu edhe tretshmërinë dhe përvetimin e lartë nga kafshët. Në kushtet e vendit tonë jonxha është bimë e kultivuar gjerësisht edhe për një arsye tjetër, sepse është parabimë shumë e mire sidomos për drithërat, dhe e lë tokët të pastër nga barnat e këqij. Në sajë të sistemit rrënjor të thellë ndihmon në shkrifërimin e tokës dhe shpërndarjen në thellësi të tokës lëndës organike. Përmirëson kullimin rrit qëndrueshmërinë ndaj thatësirës, përmirëson reaksionin e tokës dhe lufton një sërë sëmundjesh pasi u ndërpret ciklin e tyre për disa vite dhe për këtë arsye e lë tokën të pastër nga barërat e këqia.

Te dhenat ushqyese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eshte i pasur ne enzime natyrale qe ndihmojne tretjen, ne bioflavonoidi, vitamina, minerali dhe aminoacidi. Permban vitamine C katër here me shume se agrumet.

Permban tetë lloj enzimesh tretje digestive fitoestrogeni (ormoni vegetali) permban gjithashtu 40 bioflavonoidi (qe jane substanca antiosiduese dhe antifiamatore), forcojne enet e gjakut. Permban gjithashtu nje perqindje te larte calcio.

Organet e interesuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasuron gjakun dhe tonifikon intestinon, jep energji aparatit tretes.

Mund te perdoret ne kurimin e infiamazioneve te mushkrive, duke lehtesuar shume ata qe vuajjne nga asma, polmonite, dhe bronkit. Sipas eksperimenteve te bere me kafshet rezulton se pengon krijimin ose perparimin e ulceres.

Te dhena te tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur merret para buke favorizon tretjen e ushqimeve ndersa kur merret pas buke ndihmon ne asimilimin e ushqimeve nga organizmi.

Ndalon aciditetin ne stomak, meteorizmin, dhe fryrjen, ndihmon ne shkrirjen e yndyrnave, te celulozas dhe te amidos.

Ate mund ta gjeni ne erboristeri, te besuar, ne forme pluhuri ose komprese. Mund te konsumohet edhe si fare.