Jump to content

Kisha e Shën Mitrit në Drobonik

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fshati Drobonik ndodhet vetëm 5 km në jug të qytetit të Beratit,

Skeda:Figura19DrobonikShenMitri.jpg
Kisha e Shën Mitrit në Drobonik

përgjatë rrugës Berat-Përmet. Në qendër të këtij fshati ndoshet kisha e Shën Mitrit e cila prezanton një kishë me përmasa të mëdha, me tre nefe të ndara me tre kolona të larta me harqe,Gjatë periudhës së socializmit, me ndërtimin e fermës bujqësore, ky monument është shndërruar në magazinë të kooperativën bujqësore. Ky transformim ndryshoi strukturën dhe funksionin e kësaj kishe. Hyrja kryesore u shkatërrua, pronaosi u mbyll nga naosi me një mur duke krijuar një ambjent më vete. Gjthashtu u mbyll dhe hyrja në pjesën jugore duke lënë në funksionim vetëm hyrjen veriore. Në faqet e brendshme dhe të jashtme ka ndërhyrje të shumta. Afresket janë zëvendësuar nga shkrime parullash me formula komuniste. Suvaja e pjesës së brendshme duhet të jetë e gjitha ndërtim i ri duke zhdukur në këtë mënyrë ç’do gjurmë të fazave më të hershme të këtij monumenti.Kisha është duke u restauruar nga Metropolia Ortodokse Autoqefale (Fig. 20). Fatkeqësisht restaurimi i saj nuk po bëhet në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, faktor ky i cili mund të kushtëzojë prishjen e formës origjinale e autentike të tij, ç’farë nënkupton dhe humbjen e rëndësisë historike të këtij monumenti.